Gjykata themelore në Ulqin vërtetoi akuzën e Prokurorisë themelore shtetërore në këtë qytet kundër H.B. për shkak të veprës penale mashtrim, shkruan “Dnevne novine”.
Në akuzë theksohet se ky Ulqinak në gusht të vitit 2015, në Ulqin, me qëllim që të përfitojë në mënyrë të kundërligjshme, me fakte të rrejshme mashtroi të dëmtuarën S.T.
Thuhet se ajo në tre pjesë i dha gjithsej 10.350 euro për shkak të premtimit se do të ndërtojë platformën e re dhe do të ndërtojë dy shtëpiza të cilat pastaj do t’i shesin duke e mashtruar se paratë do t’i ndajnë.