Sopranoja ulqinake tash më e njohur Gjylie Pelingu (21), sot jep koncertin e diplomës në Sallën e koncerteve të Shkollës së muzikës “Prenk Jakova” në Shkodër.
Nën drejtimin e pedagogut Manjola Nallbani në programin e Gjylijes do të jenë Mozarti, Verdi, Shuberti, Puçini, Dvorzhak …
Pelingu është duke përfunduar studimet në Akademinë e Arteve në Tiranë dhe do të jetë sopranoja e parë e diplomuar në Mal të Zi.