Globus Art: EDHE KËTË VIT NË MANIFESTIMIN NË GJIROKASTËR

Shoqata e Artistëve dhe Artizanëve “Globus Art”, në bashkëpunim me TID Gjirokastër, do të jetë edhe këtë vit bashkëorganizuese e manifestimit “8-KULT ART”, i cili do të mbahet, si çdo vit, në Pazarin karakteristik të qytetit të gurtë në Gjirokastër më datat 10–11 tetor.

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë artistë dhe artizanë nga Ulqini, si dhe kori i mirënjohur “Bledi & Vocals” nga Ulqini, këngëtari Medi Tagani, si dhe artistë e prodhues të tjerë të agroprodukteve nga Gjirokastra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

E ftuara speciale e këtij aktiviteti do të jetë Herta Toska, violinistja më e mirë në trevat shqipfolëse. Falënderime për përkrahjen financiare TID Gjirokastër dhe drejtoreshës së Turizmit në Bashkinë Gjirokastër, Alesia Llapaj.

Gjithashtu, do të çelet edhe një ekspozitë me vegla tradicionale dhe instrumente burimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi