Shoqata e artisteve dhe artizaneve Globus Art me seli ne Ulqin ka ftuar në një takim Ambasadorin e Paqes Fitim Mimani, i cili ishte i shoqëruar nga drejtoresha e Qendrës se Artizanatit Margarita nga Berati, Adelina Theodorin, si dhe Floria Marinin, Drejtoreshën e Qendrës Turistike të Beratit.
Ne takim i cili është mbajtur ne Komunen e Ulqinit me nenkryetaren e Komunes Hadixha Gjoni është folur per një bashkëpunim ndërkombëtar, ku ne evenimentin e Festivalit Ndërkombëtare të Paqes, i cili do te mbahet ne qytetin e lashte 2400 vjeçar te Beratit do te ftohet edhe Komuna e Ulqinit. Kjo Komunë është e para e cila është informuar per ketë eveniment me përmasa gjigante ku pritet te marrin pjese mbi 200 shtete nga mbare bota.
Shoqata Globus Art nga Ulqini është e para e cila është e ftuar per bashkëpunim me kohe per te qene përfaqësuese e artizaneve nga mbare Ballkani dhe me gjere e gjithashtu edhe e grupeve folklorike te Ballkanit.
Organizator i këtij evenimenti është Fitim Mimani – Ambasador i Paqes në bashkëpunim me Adelina Theodorin e cila është drejtoresha e Qendrës Margarita ne Berat.