Shoqata e artistëve dhe artizanëve “Globus art” nga Ulqini brenda një muaji ka qenë organizatore dhe bashkorganizatore e panaireve kombëtare dhe mbarëkombëtare në rajonin e Ballkanit. Panairet u mbajtën ne qytetet e Tetovës, Gjirokastrës, Prishtinës, Prizrenit, Gorazhde dhe Uzhice.
Shoqata “Globus art” mori pjesë me artizan dhe artist të arteve vizive nga 10 – 30 artizan duke bërë kështu që këto panaire të kenë vëmendje të veçantë dhe pjesmarrje masive në të gjitha pjesmarrjet.
Në këto panaire më i veçuari ishte ai i Gorazhdes dhe Uzhices ku për herë të parë këto panaire tradicionale kombëtare u shëndrruan në panaire ndërkombëtarë.
Në Gorazhde morën pjesë anëtarët e Globus art nga shtetet e Shqipërisë, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia, ndërsa në Uzhice përveç pjesmarrësve të përmendur u shtuan edhe artizan nga Bosnja dhe Hercegovina, Bolivia dhe Rusia.
Pjesëmarrësit e shoqatës “Globus art u ndanë të kënaqur në këto panaire dhe falenderojnë kryetarin e Shoqatës Ramiz Hajdari për mundësinë dhe afirmimin që po ju bëhet artsitëve dhe artizanëve duke i aktivizuar me pjesmarrje në mbarë ballkanin.
Kryetari i shoqatës Globus art shpreh mirënjohje të veçantë për pritjen që u bë në Uzhice nga drejtoresha e Qendrës për Kulturë Jelena Vasović dhe kryetarja e shoqates “Žena za sva vremena” Dragana Stojanović.(Globus art)