“Globus Art“: NGA E PREMTE “QILIM FEST” NË PAZARIN E SUVENIREVE

Shoqata e Artistëve dhe Arizanëve “Globus Art“ organizon një ngjarje të quajtur „Qilim Fest 2025“ për herë të parë në Pazarin e Suvenireve në Ulqin nga 15 deri më 17 gusht, nga ora 19:00 deri në orën 01:00.

Si pjesë e këtij eventi, do të zhvillohen edhe këto:

  1. Ekspozitë e piktorëve nga Ulqini
  2. Panairi i prodhimeve të artizanëve vendas
  3. Veshje tradicionale nga komuna e Ulqinit dhe më gjerë,
  4. Promovimi i kafesë në gur dhe rërë, etj.

Ky aktivitet do të organizohet në bazë vullnetare nga artizanët e Ulqinit me qëllim promovimin e vlerave dhe kulturës së qytetit tonë në një vend ku ka nevojë për sa më shumë aktivitete kulturore, siç është Pazari i Suvenireve në Ulqin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi