Me rastin e fillimit të sezonit turistik OJQ “Globus Art” njoftoi se në Ranë do të organizojë Panairin e Artizaneve.
Panairi do të mbahet prej me 30 prill deri me 2 maj në kuadër të manifestimit “Të gjithë për turizëm”, me përkrahjen e Komunës së Ulqinit dhe Organizatës Turistike.
Kryetari i “Globus Art” Ramiz Hajdari tha se pret numër të madh të ekspozuesve nga të gjithë shtetet e Ballkanit.