Shoqata e artistëve dhe artizanëve “Globus art 2016” organizoi panairin e tretë në qytetin e Strugës ku morën pjesë rreth 30 artizanë nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova.
Ne këtë panair u prezantuan artizanët me profile te ndryshme te artizanatit dhe arteve vizive. Panairi u mbajt nga datat 09-11.07.2016 buzë Drinit. Gjithashtu nga data 12-15.07.2016 shoqata Globus art ishte pjesëmarrëse ne grupin prej 30 artizanëve ne panairin e diasporës ne Prishtinë.
“Nga data 22-25.07.2016 do te organizojë panairin e 7 me radhë brenda tre viteve ne Tetovë ne kuadër te manifestimit java kulturore e Tetoves, ndërsa nga data 03-06.08.2016 do te organizohet panairi i katërt ndërkombëtare ne Plazhin e vogël ne Ulqin”, tha drejtuesi i shoqatës Ramiz Hajdari.