Shoqata e artistëve dhe artizanëve “Globus art” nga Ulqin së bashku me Grupin e ngushtë të artizanëve dhe artistëve pamor, organizoi panairin i cili me datën 15 gusht u mbajt në Lezhë.
Në këtë eveniment, i cili u organizua në kuadër të Këngës maratone, morën pjesë artizanët e shumtë nga trevat e ndryshme shqiptare.
Po ashtu, shoqata “Globus art” ishte pjesëmarrëse edhe në Panairin e Sarandës, të mbajtur prej me 18 deri me 20 gusht.
Panairet e radhës do të mbahen në Prishtinë (Kosovë), Gjirokastër (Shqipëri) dhe Uzhice (Serbi).