Kryetari i Shoqatës Globus Art Ramiz Hajdari në bashkëpunim me këngëtaren Egzona Salaj (fituesen në Festivalin e Gjirokastrës) dhe SHKA “Tradita” janë duke realizuar klipin për këngën “Artizane”, e cila, siç deklarojnë, do të kushtohet artizanëve në mbarë trevat shqiptare.
Si pas fjalëve të tij, kënga do të ketë një ndryshim në tekst dhe klip shumë profesional.
Ai paralajmëron edhe një dokumentar që pritet të realizohet deri në fund të tetorit.
“Falenderoj Egzonën, si dhe Gëzim Salaj, djemtë dhe vajzat e Ansamblit folklorik ‘Tradita’, Ali Zigelin, pronarin i Restoranit Shas Alim Gjekën”, tha Hajdari duke shtuar se kënga do të shfaqet në opinion para festës së madhërueshme të Bajramit.