Shoqata e Artistave dhe Artizanëve Globus Art me përkrahjen e Komunës së Ulqinit dhe Organizatës Turistike do të organizoj Panairin Ndërkombëtar tëArteve Pamore dhe Artizanale ARTS & MOSAIC WORKSHOP.
Panairi do të mbahet nga data 26-28 gusht 2022 në Rane nga 17:00- 01:00 h.
Në këtë manifestim do të jenë pjesëmarrës nga Mali i Zi dhe shtetet e rajonit.
Ky event kulturor do të hapet të premten, në ora 19:00 h, nga kryetari i Komunes së Ulqinit Omer Bajraktari dhe drejtori i Organizatës turistike Gëzim Hajdinaga.