Ndërmarrja publike për menaxhimin e të mirave detare ka dhënë shpalljen publike për mbledhjen e ofertave për qiramarrjen e tokës që do të thotë se fillon cikli tenderik për 120 objektet e para. Deri në fund të vitit do të shpallen tenderët për të gjithë objektet e përkohshme të cilët janë evidentuar në brigjet e lumit Buna, njoftohet nga kjo ndërmarrje.
Drejtori i Të mirave detare Predrag Jellushiq në intervistë për „Dnevne novine“ tha se „duhet më në fund të vendoset rendi në brigjet e Bunës“.
„Shënimi i objekteve me numër shtëpiak do të lehtësojë edhe më tej kontrollin në terren“, theksoi ai.
Jellushiq shtoi se Inspekcioni deri tani solli rreth 80 vendime për heqjen e objekteve.