Për shkak të interesimit të vazhdueshëm të partnerëve të Ujësjellësit Rajonal (UR), gjegjësisht të rrjetit të punës, Këshillit Drejtues (KD), administratës dhe të punësuarve, pas mbledhjes së 34 të KD në të cilën u miratua raporti i UR për realizimin e rekomandimeve të kolegjiumit të Institucionit Shtetëror të Auditit (ISHA), vendosa që në emër të UR dhe në emrin tim personal t’i drejtohem opinionit sipërmarrës dhe atij të ekspertëve, për shkak të promovimit mediatik të pjesëve të pavërteta nga raporti i kolegjiumit të ISHA, punën e të cilit e drejtoi senatori Zoran Jelliq.
Fillimisht, Raporti i skuadrës së ISHA për auditin kontrollues të UR çuditërisht nuk përputhet me dokumentacionin voluminoz të cilin UR ia dorëzoi ISHA-së, si dhe nga standardi i raportimit transparent, të bazuar në fakte. Qëndrimi i skuadrës ISHA dallon edhe nga auditet e jashtme të UR, punës e të cilit prej vitit 2001 e kontrollon auditët global Ernst & Young, Delloite dhe Crowe. Pohoj me përgjegjësi se nuk ekziston asnjë dëshmi për akuzat e pabaza, në veçanti të pjesës hyrëse skandaloze të raportimit të ISHA. Pse kolegjiumi i ISHA, me fjalor që nuk i takon auditit dhe me të pavërteta në raport lanë hesapet dhe bënë akuza politike, nuk është detyra ime, të paktën për momentin, ta arsyetoj.
Duke e shpjeguar në mënyrë të gabuar skontimin sipas standardit ndërkombëtar të kontabilitetit (SNK) 39 skuadra e ISHA në vitin 2017 bënë gabim “në hapa” dhe akuzon rrejshëm në media UR: “që nga Qeveria dhe Banka Botërore fshehu 2.5 milion euro interes nga kredia pa interes e Bankës Botërore nga viti 2007”!
Në UR me durim, dy vite, pritëm auditin kontrollues të ISHA, që në mënyrë institucionale të përmirësojmë “lëshimet” e kontrollit ISHA nga viti 2017. Shtrohet pyetja: në cilën mënyrë subjekti i revizionit, mund të dëshmojë drejtësinë e veprimtarisë së tij? Kur UR me qëllimin e mbrojtjes së integritetit të vet, në mënyrë institucionale vërteton ligjshmërinë e punës së tij, ISHA dëshiron të “përjashtojë” mediet që as në mënyrë mediatike, por as institucionale mos t’i “takoj” gabimi skuadrës së ISHA. Kur UR me ndërgjegje dorëzon dokumentacionin, kolegjiumi i ISHA e injoron, gjersa “PR-i jozyrtar” i ISHA inicion fushatën mediatike të radhës kundër UR duke shkel Nenin 54 të Ligjit për ISHA, për çfarë kemi dëshmitarë nga radhët e redaktorëve dhe gazetarëve të njohur nga Mali i Zi.
UR do të instistojë edhe më tej në të dëshmuarit institucional të së vërtetës, sepse Banka Botërore, EBRD, Ernst&Young, Delloite, Crowe, Drejtoria Tatimore, Instituti i Kontabilistëve të Licencuar të MZ dhe profesorët nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Malit të Zi pohojnë zbatimin e drejtë të standardit ndërkombëtar të kontabilitetit nga ana e UR, gjersa vetëm (?) skuadra e ISHA e vetmuar konstaton të kundërtën dhe akuzon pa bazë UR! Kulmi i raportit të shkruar të ISHA, që nuk ka lidhje me audit dhe ka qëllim dukshëm të çuditshëm, është akuza se drejtori i UR, sipas senatorit Zoran Jelliq, ndikoi në Qeverinë, Kuvendin, Bankën Botërore dhe EBRD, madje edhe në shtëpitë më të mëdha globale të auditit siç janë Ernst & Young dhe Deloitte (të cilat përndryshe janë kompanitë më të pavarura në botë dhe me rrezik reputacioni me vlerë disa miliarda euro). Në Ernst & Young dhe Deloitte nuk mund të ndikojnë as Qeveritë e shteteve më të fuqishme, prandaj është e tepërt të komentojmë ndikimin e UR dhe timin si drejtor, pavarësisht opsesionit të madh që skuadra ISHA ka me UR. Fundja, sikur ne në UR të ishim kaq të fuqishëm, bllokimi i llogarisë nuk do të zgjaste 268 ditë.
UR pas raportit të ISHA në vitin 2017 për vetëm dy muaj ka zbatuar 93% të rekomandimeve dhe vërtetoi se dy rekomandime (7%) janë në kundërshtim me Ligjin për Kontabilitet, por edhe në kundërshtim me Standardin Ndërkombëtar të Revizionit, që është edhe një dëshmi që UR nuk ka nevojë të fsheh ndonjë dokument, sidomos nga ISHA. Prandaj, UR nga viti 2017 propozon, e që me këtë rast e potencoi publikisht, që Senati i ISHA të rishikojë këtë raport, e thënë lehtë të çuditshëm, të kolegjiumit të vet, në bazë të Nenit 38 të Ligjit për ISHA!
Lidhur me pyetjen e ISHA se “pse nuk ia paguam Strabagu-ut 7,6 milion euro”, dëshiroj me përgjegjësi të tregoj për faktin se kur e shohim se si dhe në cilën mënyrë në raport prezantohen “përfundimet e skuadrës së ISHA”, ekzistojnë indikimet serioze për qëllimet e raportit të auditit, të cilët nuk janë aspak në pajtim me përgjegjësitë dhe kompetencat e ISHA. Ekzistojnë një sërë argumentesh për mbrojtjen e qëndrimeve të UR nga koha e administratës së dikurshme kur ngjau kontesti, e veçanërisht nga koha e administratës së tashme, por në këtë moment dëshiroj vetëm të cek qëndrimin e avokatit, që “në rrethanat e dhëna vetëm individi i çmendur”, e ne të UR shtojmë edhe i korruptuari, do të paguante vlerën shumëmilionshe pa dokumentacion valid.
Nga pohimet e mëposhtme, të shkurtuara, mund të ndiqet kronologjia e kontestit në mes UR dhe Strabag-ut, por edhe sjellja e drejtë e UR, si dhe të zbulohet thelbi i “gabimit” të skuadrës së ISHA:
- Deri në momentin e shkëputjes së kontratës (01.12.2009) Strabag-ut iu paguan 9.5 milion euro, gjegjësisht 55% nga vlera e përgjithshme e kontratës prej 17 milion euro për 40% të punëve të kryera dhe materialit të dorëzuar.
- Në vitin 2010 Strabag në kundërshtim me Kontratën (por edhe në kundërshtim me konventat ndërkombëtare) inicion procesin tek arbitrazhi jokompetent dhe i pakontraktuar në Paris, ndërsa nga marsi i vitit 2013 përmes Ministrisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit inicion negociatat. Këshilli Drejtues i Ujësjellësit Rajonal sjell vendimin për skuadrën negociuese në përbërje: kryetari i Këshillit Drejtues dhe tre ish drejtorët e UR të cilët e dinë çdo segment të bashkëpunimit me Strabag-un.
- Negociatat u mbajtën në Budve më 09-10.06.2014, kur Strabag-u kërkoi pagesën e 7,6 milion euro. Skuadra negociuese e UR pranon obligimet e pakontestueshme me vlerë 2.1 milion euro, në bazë të dokumentacionit ekzistues dhe të vlefshëm, së bashku me qëndrimin e dokumentuar të inxhinierëve, e në pajtim me FIDIC kontratën. Përfaqësuesit e Strabag-ut pas konsultimeve në Vjenë nuk iu kthyen negociatave, duke ndërprerë në këtë mënyrë Strabag-u negociatat me UR.
- Në vend që të përkrahë aktivitetet antikorruptive të UR, pesë vite pas ndërprerjes së negociatave të përmendur, skuadra ISHA në vitin 2019 akuzon UR se duhej të paguante vlerën shumëmilionshe pa dokumentacion, duke ia paguar kështu Strabag-ut 100% të vlerës së kontratës për 40% të punëve të kryera! Ky qëndrim i ISHA është në kundërshtim me legjislacionin nga fusha e antikorrupsionit dhe Kodit Penal në lëminë e veprimtarisë ekonomike. Për çfarë arsye skuadra e ISHA konteston qëndrimet e UR i cili respekton ligjin dhe ka besim në gjyqësinë malazeze, është pyetje e cila duhet të hetohet nga ana e institucioneve kompetente.
- UR i bazon qëndrimet e veta ekonomike në këto fakte: në favor të UR janë sjellë të gjithë vendimet e Gjykatës Ekonomike dhe Kushtetuese. Në dobi të UR janë edhe qëndrimet e zyrës së avokatisë “Paunoviq” nga Beogradi dhe “Vukçeviq” nga Podgorica. Qëndrim të qartë kishte edhe prof. Dr. i mirënjohur globalisht Çasllav Pejoviq, arbitër në këtë kontest, i cili në Paris veçoi mendimin, me argumente të qarta dhe bindëse që ky vendim është miratuar nga ana e arbitrazhit jokompetent dhe të pakontraktuar, MTK, dhe si i tillë, nga ana juridike, është i paqëndrueshëm. Në dobi të UR, e me propozim të prof. Dr. Dragan Vukçeviq, u hartuan dy studime të ekspertëve më eminent për arbitrazh në Ballkanin Perëndimor, profesorit i Universitetit në Zagreb, prof. Dr. Dika, prof. Dr. Babiq dhe prof. Dr. Sikiriq, të cilët me argumentim bindës morën qëndrim të paluhatshëm se as në Mal të Zi nuk mund të pranohet vendimi i arbitrazhit të pakontraktuar. Në favor të mbrojtjes së interesave të UR flasin edhe dispozitat e Ligjit për Arbitrazh në Mal të Zi, konventat e Kombeve të Bashkuara dhe të BE-së…
- Në janar të vitit 2017 Strabag-u i dorëzon kërkesën ministrisë së financave për dinamikën e pagesës së 12 milion eurove, të dhëna me arbitrazhin e pakontraktuar dhe jokompetent në Parisë. Dy muaj më vonë, Gjykata Ekonomike (në mars të vitit 2017) edhe të katërtën herë refuzon kërkesën e Strabag-ut, i cili mbi këtë bazë nuk ka të drejtë të fitojë as edhe një euro, e veçanërisht jo 12 milion euro!
- Rikujtoj se pas shkëputjes së kontratës në vitin 2009 UR me nënkontraktuesit përfundoi projektin. Është e çuditshme dhe me cilin qëllim, pikërisht tani në vitin 2019, skuadra e ISHA akuzon UR kur në vitin 2017 në këtë temë nuk ka dhënë as edhe një rekomandim, edhe pse auditin e Ujësjellësit Rajonal e filloi në shkurt të vitit 2017, pothuajse njëkohësisht kur Strabag-u në janar të vitit 2017 ia dërgoi letrën e lartpërmendur Ministrisë së Financave!
- Me 9 maj të vitit 2019, me përkrahjen e Qeverisë u debllokua llogaria e UR me pagesën e 12 milion eurove të gjykuara dhe kjo ndodhi pa rritjen e çmimit të ujit nga UR (0,37 e/m3), dhe në këtë mënyrë Qeveria dhe UR përkundër sfidave të mëdha ruajtën stabilitetin e UR, por edhe të sistemit ekonomik të Bregdetit.
Ne në UR besojmë që së shpejti do të zgjidhet në mënyrë pozitive ky kontest ekonomik, dhe jemi të dedikuar që me përgjegjësi të realizojmë projektet zhvillimore, të cilat i lejuan Qeveria dhe EBRD, përmes përkrahjes kreditore me vlerë prej 24 milion eurosh. Institucionet ndërkombëtare, siç është EBRD-ja nga Londra asnjëherë nuk do të lejonin një përkrahje kaq të rëndësishme sikur udhëheqja e UR nuk ka integritet personal të dëshmuar.
Pas pothuajse tre vitesh, nëse dikush kishte diçka të paqartë ose të “turbullt”, tani në tërësi e ka të qartë dhe të kthjellët! Prandaj, për shkak të gjithave, e në veçanti për shkak të akuzave të pavërteta të kolegjiumit të ISHA dhe titujve mediatik për “ujin e turbullt në UR, në emrin e kolegëve dhe timin personal, iu them se punët e turbullta të individëve të turbullt nuk do të turbullojnë UR!