Me datën 20.02.2022, Klubi i Kickboksit “Albulena 1” morri pjese ne turneun internacional “Grand Prix BIH 2022” ne Ilixhe, Sarajeve.
Ne ketë turne tradicional morën pjese 10 garues te shoqëruar nga 3 trajnerë. Te gjithë garuesit morën pjese ne disiplinën kick light, përveç Kadro Mollabeqirit qe mori pjese ne disiplinën low kick ne ring.
Rezultatin me te mire e arriti Ajdin Sadikoviq ne kategorinë +69 kg per kadetë, i cili fitoi medaljen e argjendtë.
Rezultat te mire kane arritur edhe Enis Kurti ne kategorinë -57 kg dhe Stefan Radoviq -79 kg per juniorë, te cilët fituan medaljen e bronztë. Gjithashtu, medalje te bronztë fitoi edhe Veljko Miroviq ne kategorinë -79 kg per seniorë.
Medalje te argjentë fitoi edhe Mihailo Lekiq -42 dhe bronze Mirsad Bala -47 per kadet te rinj.
Trajnerët e klubit Zeqir Tafa, Agron Ujkashi dhe Ahmet Tushi Haxhimehmedi dolën te kënaqur me rezultatin e arritur pasi qe shumica e garueseve kane debituar per here te pare.
Falënderojmë sponzorët, Solaris dhe Federatën e Kick Boksit te Malit te Zi.