Në kuadër të projektit “Përkrahja komuniteteve lokale në implementimin e praktikave turistike të bazuara në pasuritë natyrore në rrethinën e Liqenit të Shasit”, të cilin e financon Critical Ecosystem Parnership Fund, Green home realizon udhëtimin studimor në Vlorë, njoftohet nga kjo organizatë ekologjike.
Siç shtohet, vizita dyditore në këtë zonë të mbrojtur ka për qëllim të njoftojë pjesëmarrësit me praktikat e mira dhe në cilën mënyrë vlerat natyrore mund të shfrytëzohen si atraksion turistik.