Nga OJQ Green Home kanë njoftuar se në bashkëpunim me NP Veprimtari komunale Ulqin do të vendosin pesë koshat e parë të plehrash në afërsi të liqenit të Shasit të mërkurën më 30.12.2015.
Siç theksohet, në këtë mënyrë do të mundësohet menaxhimi më cilësor i mbeturinave në këtë zonë, si dhe që edhe pesë kosha tjerë do të vendosen gjatë janarit.
Po ashtu, do të sigurohet marrja e rregullt e mbeturinave komunale nga këto lokalitete dhe do të iniciohet pastrimi i deponive të egra të krijuara deri tani në këtë zonë.