Green Home: POPULLATA MË E SHUMTË E GAFORRES BLU GJENDET NË BUNË DHE PLAZH TË MADH

Gaforrja blu është një lloj invaziv me popullatë në rritje në detin e Malit të Zi. Kjo specie, me shumë mundësi, është sjellë përmes ujërave ballast, ku larvat e gaforres blu mund të mbijetojnë shumë gjatë.

Në Mal të Zi, siç thonë nga organizata ekologjike Green Home, popullata e tyre është më e madhe në lumin Buna dhe përgjatë Plazhit të Madh.

Shtohet që një nga mënyrat për kontrollimin e gaforres blu është peshkimi në mënyrë që të zvogëlohet popullata e saj në natyrë.

Për momentin në Mal të Zi nuk ka peshkim komercial të gaforres blu, edhe pse mishi i saj është shumë i shijshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi