OJQ Green Home ka organizuar shënimin e Ditëve të rrjedhës së Drinit nëpërmjet kampit edukues i cili u mbajt më 16 dhe 17 maj në Adë të Bunës. Në kamp ishin të pranishëm përfaqësuesit e Komunës së Ulqinit, studentët e biologjisë – vullnetarët e kësaj organizate, si dhe përfaqësuesit e OJQ-ve të cilët merren me mbrojtjen e mjedisit jetësor.
Shënimi i të Ditëve të rrjedhës së Drinit ka për qëllim të rris njohjen e vlerave të kësaj hapësire natyrore për njerëzit dhe ekosistemet dhe përveç tek ne është organizuar edhe në Shqipëri, Greqi dhe Maqedoni.
Në kuadër të kampit i cili u mbajt në Adë të Bunës, pjesëmarrësit kishin mundësi të dëgjojnë rëndësinë e Rrjedhës së Drinit, pastaj për specifikat e Adës së Bunës nga aspekti i biodiversitetit nëpërmjet prezantimeve për habitatin e rëndësishëm bimor, zvarranikët e kësaj zone, por edhe për shpendët që qëndrojnë në Deltën e Bunës. Pjesëmarrësit vizituan edhe Kriporen e Ulqinit dhe kishin mundësi, përveç llojeve tjera interesante, të shohin flamengot të cilët qëndrojnë në këtë zonë.