OJQ Green Home realizon projektin me emrin “Përkrahje bashkësive lokale në implementimin e praktikave turistike të bazuara në pasuritë natyrore në rrethinën e Liqenit të Shasit”, i cili ka për qëllim promovimin e rrethinës së gjerë të Liqenit të Shasit si destinacion të përgjegjshëm turistik me sigurimin e mbrojtjes dhe menaxhimit të pjesëve të rëndësishme dhe të ndjeshme të biodiversitetit në këtë zonë.
Me qëllim të promovimit të Liqenit të Shasit si destinacion të përgjegjshëm turistik, OJQ Green Home në bashkëpunim me restorantin “Shasi” ka filluar adaptimin e hapësirës në kuadër të restorantit e cila do të transformohet në qendër të përhershme për vizitorët.
Projekti është financuar nga ana e Fondit partner për mbrojtjen e ekosistemit (Critical Ecosystem Partnership Fund, CEPH).
Artikullin e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU.