Greva në „Ujësjellës”: SOT TAKIMI ME GJEKEN

JKPPunëtorët e Ndërmarrjes publike “Ujësjellës dhe kanalizime” kanë filluar dje grevën e përgjithshme me të cilën kërkojnë pagesën e pesë nga nëntë rrogat e prapambetura, pagesën e shpenzimeve të udhëtimit dhe shlyerjen e kontributeve për dy vitet e kaluara.

Drejtuesit e Këshillit të grevistëve u takuan dje me kryetarin e komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka dhe kanë arritur marrëveshje që ai t’ju drejtohet sot punëtorëve të kësaj ndërmarrje. Jozyrtarisht mësojmë që Gjeka ka thënë që kërkesat e punëtorëve të “Ujësjellësit” do të plotësohen mbasi që komuna të marr kredinë me vlerë 1,2 milion euro.

Gjeka apeloi tek punëtorët që të gjendet zgjidhja në mënyrë që për shkak të kësaj situate mos ta pësojnë qytetarët dhe turistët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…