Për 15 ditë pune në basene të Kripores së Ulqinit janë mbledhur diçka mbi pesë mijë tonë kripë. Plani parësorë në këtë ndërmarrje më të vjetër në Ulqin ishte që në këtë grumbullim të mblidhen 15-20 mijë ton kripë, që, megjithatë, duket shumë plan optimist.
Në këtë grumbullim të 79 të kripës në mënyrë klasike janë angazhuar rreth 150 vet, të cilët, siç është planifikuar, do të mbledhin kristalet e kripës deri në fund të këtij muaji.
Kriporja në Ulqin është themeluar në vitin 1934 dhe është një nga dhjetë më të mëdhatë në Mesdhe.