Grupi joformal i prindërve: TË HËNËN PROTESTË E RE PËR MUNGESËN E PARQEVE PËR FËMIJË

Një grup joformal i prindërve “T’ua kthejmë fëmijëve parkun e lodrave” kanë njoftuar se të hënën do të organizojnë një tubim të ri protestues.

Ata thanë se përkundër të gjitha njoftimeve të zyrtarëve të pushtetit vendor dhe afateve që kanë shpallur vetë, nuk ka pasur veprime konkrete në terren.

“Ne jemi të detyruar të ushtrojmë presion demokratik ndaj pushtetit vendor në këtë mënyrë, sepse çdo ditë e re pa kënde lojërash për fëmijë është mëkat ndaj tyre”, shprehen nga grupi i prindërve.

Tubimi protestues do të mbahet më 24 shkurt, me fillim nga ora 09:30, në parkun pranë Qendrës për kulturë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi