Përfaqësuesit policor të Sektorit për luftë kundër krimit arrestuan dy persona për të cilët dyshohet se janë anëtarë të grupit kriminal të cilin e organizoi djali i ish-kryetares së Gjykatës Supreme, Vesna Medenica – Millosh Medenica.
Siç mëson “Televizioni Vijesti”, arrestimi është kryer herët në mëngjes në qytetin e Tivarit.
Përveç në Tivar, policia ka bastisur disa lokacione edhe në Ulqin.
Më herët 12 persona, që dyshohen se ishin pjesë e këtij grupi, janë akuzuar për kontrabandë të lëndëve narkotike dhe të cigareve, si dhe dhënie dhe marrje të ryshfetës.