“Grupi për Valdanos” ka paralajmëruar që në periudhën e ardhshme do të ndërmarr një sërë aksionesh për shpëtimin e Ullishtës në Valdanos. Theksohet që 18 mijë rrënjë shekullore në këtë gji janë të ekspozuar shkatërrimit të palejueshëm përkundër mbrojtjes formale ligjore të shtetit. “Duke theksuar rëndësinë e shpëtimit të Ullishtës nga aspekti ekonomik, ekologjik dhe kulturor si për Ulqin ashtu dhe për shtetin e Malit të Zi presim përkrahjen e të gjithë faktorëve relevant”, theksojnë nga ky grup të cilin e përbëjnë Monitoring grupi Mogul, Shoqata për kthimin e pronës në Valdanos dhe Shoqata e ullishtarëve Ulqin.
Shtohet që për këtë gjë do të diskutohet edhe gjatë takimin e nesërm të drejtuesve të këtij grup me Delegacionin e Bashkimit evropian në Podgoricë.