“Grupi për Valdanos” ka lajmëruar që të dielën do të vazhdojë aksioni qytetarë “Hapim rrugët e Valdanosit”.
Siç thuhet, funksionarët e lartë të Ministrisë së mbrojtjes të Malit të Zi kanë kontaktuar anëtarët e këtij grupi dhe iu kanë thënë që të dielën nuk do të ketë asnjëfarë pengesash për qytetarët që të pastrojnë rrugët në këtë gji madhështorë.
“Ky është zëri i arsyes, edhe një dëshmi e vullnetit të mirë të cilin prej kohësh e hasim në këtë resor Qeveritarë”, tha me kënaqësi drejtori ekzekutiv i MOGUL-it Xhemal Peroviq.
Edhe Bashkësia islame e Ulqinit ka apeluar tek qytetarët dhe besimtarët që të dielën masovikisht ti bashkëngjiten këtij aksion.