GURI I GJERANAVE

6137024922_a14aa16f31_zIshulli i vogël ose thjesht guri i Gjeranave gjendet 2,2 milja në juglindje nga kepi i Gjeranave dhe një milje nga bregu.

Këtë lokalitet zhytësit e quajnë vendin e amforave të fundosura, detarët “varrezë e anijeve”, ndërsa peshkatarët habitat të guacave dhe të shumë llojeve të çmueshme të peshkut (dental, kocë, levrek, peshk guri …)

Detarët e anijeve me vela thonë që duhet pasur shumë kujdes gjatë lundrimit tek Guri i Gjeranave dhe cekëtina Ceke, në jugperëndim nga ky shkëmb. Sepse, akvatoriumi është në tërësi i ekspozuar të gjithë erërave dhe valëve të detit të hapur.

Guri i Gjeranave nga shekulli 16 – 18 piratëve të Ulqinit i ka shërbyer si vend i përshtatshëm nga ku janë nisur në sulm në anijet të cilat kalonin në këtë pjesë të Adriatikut jugor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…