“Në Qeveri para nesh kemi përsëri analizën e hapjes së tenderit ndërkombëtar për ndërtimin, financimin i menaxhimin e kompleksit ekskluziv turistik në Plazh të madhe me qiramarrje afatgjate të tokës”, deklaroi Ministri për zhvillim të qëndrueshëm dhe turizëm në Qeverinë e Malit të Zi Branimir Gvozdenoviq.
Më herët kryeministri i Malit të Zi tha që Plazhi i madh në këtë moment është, siç duket, kafshatë e madhe për investitorët ndërkombëtar”. “Ky është dukshëm investim tepër i madh për këtë kohë dhe ne tani kemi obligim që ta ruajmë këtë lokalitet për investitorët që do të vijnë, e deri atëherë të realizojmë ato që kërkojnë sforcim më të vogël financiar ”, shtoi kryetari i Qeverisë së Malit të Zi.
Sipas draftit të Planit hapësinor urbanistik të Ulqinit, në të gjithë territorin e Plazhit të madh dhe në pjesën e pasme janë planifikuar 18 mijë shtretër.