Ministri zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit në Mal të Zi Branimir Gvozdenoviq ka thënë se nuk dinë që ekziston ndonjë dokument planifikues i cili parasheh ndërtimin e banesave në Kripore.
Ai tha se në Planin urbanistik-hapësinor të Ulqinit dhe në Planin hapësinor të zonën bregdetare, përpilimi i të cilëve është në vijim, prioritet është mbrojtja e kësaj hapësirë.
Sipas fjalëve të tija, është shumë e rëndësishme të iniciohet prodhimi i kripës në këtë ndërmarrje e cila u themelua në vitin 1934.
Përndryshe, koncepti i ri i hapësirës rreth Kripores së Ulqinit dhe bashkëpunimi i zyrave të njohura arkitektonike botërore me arkitektët e rinj malazez janë drejtimet kyçe të prezantimit të Malit të Zi në Bienalen e XV të arkitekturës e cila këtë vit do të mbahet në Venecie.