“Kriporja e Ulqinit është e mbrojtur dhe në atë hapësirë tash disa vite nuk ndërtohet asnjë objekt”, tha ministri i zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit, Branimir Gvozdenoviq, duke shtuar se mbrojtja formale nënkupton procedurë të qartë.
Gvozdenoviq, duke u përgjigjur në Parlament në pyetjen e deputetit Dritan Abazoviq për ç’arsye Ministria nuk ka sjell aktin për mbrojtjen e Kripores, tha se procedura është shumë e qartë.
“Janë dhanë sugjerime të caktuara Komunës së Ulqinit e cila duhet ta përmirësojë aktin në bazë të sugjerimeve që ishin. Kemi marrë informacion nga Komuna e Ulqinit se ai akt do të përmirësohet në një afat i cili kaloi para dhjetë ditësh”, tha Gvozdenoviq.
Ai nuk u përgjigj në pyetjen e Abazoviqit se pse Qeveria e Malit të Zi nuk e dërgoi iniciativën që Kriporja të shpallet Zonë Ramsar.