H.Hajdari: DREJTËSIA E MUNGUAR DHE SHPRESA E HUMBUR E ULQINAKËVE

Për prapambeturinë ekonomike të Komunës së Ulqinit kemi shkruar shumë herë dhe në shumicën e rasteve për një gjendje të tillë kemi fajsuar kryesisht politiken shtetërore ndaj shqiptarëve, pra shtetin e Malit të Zi. Por, asnjëherë nuk jemi bërë kritikë ndaj atyre inivideve përgjegjës për zhvillimin e komunës në të gjitha sferat e jetës, madje as zgjedhësit, votuesit e tyre nuk kanë kërkuar asnjëherë përgjegjësi për mosrealizimin e premtimeve zgjedhore!

Po çka edhe të kishin kërkuar, do të përmirësohej gjë!?

Ata janë të mbrojtur nga partitë politike, sepse çdo kryetar komune, deri me tani, ka ardhur në krye të saj nëpërmjet një fushate zgjedhore të organizuar nga partitë politike që e përkrahin kandidaturën e tij, do të thoshte tjetri!

Po për shkeljet ligjore, për mosplotësimin e premtive, për ngecjen në zhvillim, kush i mbronë!? Apo fajtorë përseri është shteti?!

Po ashtu kemi shkruar edhe për resurset e mjaftueshme natyrore që Zoti ia ka dhënë Ulqinit. Ato janë aq të mjaftueshme saqë Ulqinit do t’i mjaftonin të rradhitët, tani më, në radhët e komunave të zhvilluara, e janë aq të mëdha saqë me shfrytëzimin racional, me plan e pa politikë, do të ndihmonin edhe zhvillimin ekonomik të komunave tjera në kuadër të shtetit malazez.

Sa më kujtohet, për tridhjetë vitet e fundit në karrigen e kryetarit të Komunës së Ulqinit janë ulur dhe kanë udhëhequr me këtë komunë 9 persona, nga partitë e ndryshme politike, madje dhe nga partia joshqiptare PDS-ja, por të gjithë shqiptarë. Ata dhe partitë e tyre u kanë premtuar qytetarëve çmos. Nga ajo çka u kanë premtuar, është realizuar pak, për most ë thënë shumë pak, madje njerëzit nihilistë thonë se është më keq se dikur.Problemet me të cilat ballafaqoheshin qytetarët para shumë viteve, janë të pranishëm sot e kësaj dite!

Problemet e qytetarëve të Ulqinit janë të shumta, paçka se shumica prej tyre janë tatimpagues të rregullt nga veprimtaria e tyre ekonomike. Paçka se komuna përveç tatimeve të qytatarëve thithë mjete financiare dhe nga burime të tjera siç janë të ardhurat nga mbitaksat, taksat e ndryshme komunale, tatimi në patundshmëri, nga regjistrimi i automjeteve, nga koncesionet, donacionet, taksa turistike e shumë të ardhura të tjera, por investime të mirëfilltanuk ka dhe kështu ngecja në zhvillimin ekonomik vazhdon e vazhdon. S’është e thënë që pushteti vendor të ndërtoje fabrika të mëdha, të zhvillojë industrinë e rëndë, të ndërtoje hotele shumëkatëshe e luksoze. Por komuna është e obliguar me ligj të sigurojë plotësimin e nevojave komunale të çdo qytetari.Komuna është e obliguar të rregullojë infrastrukturën rrugore në qytet e fshat, të sigurojë furnizimin e rregulltë me ujë, të sigurojë standard bashkohore për sortimin dhe përpunimin e hedhurinave, të sigurojë hapsirat e nevojshme për relaksimin fizik të qytatarëve dhe marrjen me aktivitete sportive, sidomos të rinjve, të krijojë hapsira të gjelbërta….. e për të gjitha këto pushteti vendor duhet të nxjerrë dhe zbatojë planet e duhura hapsinore dhe urbanistike.

Kryekomunarët e Ulqinit dhe pushteti vendor për këto 31 vite kanë bërë edhe punë të mira, por atomund të numrohen në gishta të një dore. Por, edhe nga ato punë të bëra, shumica prej tyre kanë mbetur të pa përfunduara sot e kësaj dite. Bulevardi “TEUTA” pothuajse pas 20 viteve të ndërtimit ka mbetur “shkretë” po ashtu si në ditën e pare kur u lëshua në përdorim! Ani pse nuk u shtruan edhe dy shtresa asfalt që i mungojnë e ishin të planifikuara, por ajo çka të dhembë më së tepermi është mungesa e trotuarëve, sidomos në drejtimin nga Plazha e Madhe drejt qytetit, sepse në drejtimin nga qyteti për në Plazhë të Madhe  ekziston një “mini trotuar”, më mire se hiç! Kjo bëhet edhe më e dhimbshme kur rriten ferrmanat dhe bari e kështu qarkullimi i këmbësorëve bëhët  rrëzikshëm, pothuajse i pamundur. Ky bulevard nuk kalon nëpër zona pyjore apo malore, por nëpër fushë dhe zonë turistike.! Marre apo turp, quaje sit ë duash, pork këtë rrugë mund ta quajmë sitë duash, por “bulevard” jo, sepse nuk i plotëson kushtet ligjore të parapara me Ligjin mbi qarkullimin e automjeteve.

Po ashtu, punët kanë mbetur të pa përfunduara edhe në vazhdimin e këtij bulevardi. U ndërtua ura mbi kanalin e Kriporës, por kyçja dhe dalja në boulevard nuk u ndërtua asnjëherë dhe kështu qarkullimi i dendur rrugor mbete ende i pazgjidhur dhe pengesë për valorizimin e Ulqinit si destinacion i zgjedhur turistik.

Rrezik për këmbësorët paraqet edhe rruga e Kosovës (Pinjeshit) e ndërtuar para 35 viteve, sepse është në të dyja anët e qarkullimit pa trotoar dhe burim i rrezikut për jetën e pjesëmarrësve në komunikacion.

Edhe pse në sektorin e furnizimit me ujë ka përmirësime të dukshme ky problem është akoma i pazgjidhur, sidomos në sezonin turistik. Ndërkaq, çështja e hedhurinave në Komunën e Ulqinit është degraduese. Është fakt se sky sektor është i pajisur me teknikëne duhur, por koshat për seleksionimin e hedhurinave janë demoduar, janë të papërshtatshëm për kohën që jetojmë. S’duhet shkuar larg,mjafton të shkojmë në Utjehë, jo më larg se 15 km nga Ulqini  për të parë koshat modernë për seleksionimin e hedhurinave, pra edhe në këte sektor jemi në dekadencë.

Në Komunën e Ulqinit funksionojnë 21 klube sportive por nuk ka një sallë bashkohore sportive. Sallë sportive ka në Tivar,Budvë, Tivat, Kotorr, Hercegnovi, Mojkovc, Kollashin, Rozhajë…. Por në Ulqin nuk ka. Ajo çka është  edhe më e dhimbshme klubi Futbollistik i Ulqinit është i vetmi klub futbolli ndër qytetet e Malit të Zi që nuk ka, jo vetëm stadiumin por as fushën e vetë të fudbollit. Sa mëkat aq edhe turp! Në këto kushte rinija ulqinake është e hendikepuar në krahasim me moshatarët e tyre në qytetet tjera të Malit të Zi. Nga ana tjetër, a ka gjë më apsurde se të jetosh në bregdet, afër lumit apo liqenit, e të mos kesh së paku një pishinë olimpike për ushtrimin e sportit të notit.?! Sa keq aq edhe turp! Por, edhe shumë e shumë çka tjetër i mungon Ulqinit!

Ka apo s’ka mjete financiare për ndërtimin e infrastukturës së munguar është çështje ne vete dhe për këtë do të shkruajmë njëherë tjetër. Kësaj radhe po përmendim vetëm faktin se subjektet ekonomike dhe joekonomike në Komunën e Ulqinit, në vititn 2018 kanë realizuar të ardhura në shumëne 112.381.530,85 €, çka do të thotë afër 20 milion euro TVSH të realizuara nga të cilat një pjesë i takon edhe komunës së Ulqinit. Nëse këtu shtojmë edhe të ardhurat nga taksat dhe tatimet e më lartshënuara, atëherë shtrohet pyetja: a ka pasur para për ndërtimin e trotuarëve të munguara, për ndërtimin e së paku një fushe sportive e most ë themi të nji stadiumi, për ndërtimin e parkingjeve nëntokësore apo mbitokësore aq të nevojshme për qytetin tone, për vëndosjen e koshave bashkohore për seleksionimin e hedhurinave!? Këto janë kërkesa minimale për plotësimin e nevojave komunale të qytetarëve të garantuara me ligj. Këto janë kompetencat e komunave, sepse kompetencat tjera janë monopol i pushtetit të centralizuar shtetëror.

Sigurimi i infrastrukturës së përmendur komunale në nivelin e plotësimit minimal të tyre është obligim ligjor.Për realizimin e këtyre obligimeve, përveç parave duhet siguruar edhe projektet e nevojshme, të cilat në Komunën e Ulqinit me të madhe mungojnë. Mos ekzistimi  tyre bëhet  pengesë serioze edhe për thithjen e investimeve vendase dhe të huaja.

Kryetarët e komunës dhe pushteti vendor i Ulqinitjanë shndërruarnë entë për punësim ose entë sociale. Dhe kjo sa për interesa partiake, aq edhe për interesa personale, së paku për të qëndruar sa më gjatë në pushtet. Për këtë arsye janë punësuar militantë partiakë, janë stërmbushur zyrat e punës, me kuadro të kualifikuara ose jo, parësore është grumbullimi i votave për partinë e kryetarit. Kështu ka ndodhur shpeshherë që udhëheqësit (sekretaret) e organeve të pushtetit vendor të kenë statusin e ushtruesit të detyrës sepse nuk i plotësonin kushtet ligjore për emrim të rregullt. Në një shtet ligjor, të ngritur e të konsiliduar, punësimi bëhet me shpallje ose konkurs publik në përputhje me nevojat e vërteta të procesit të punës në organe dhe institucione, e jo me sistematizime fiktive e aq më pak  për të krijuar ushtrinë e vet të votuesve.Zhvatje e djersës së këtij populli të varfër! Sa keq është kur punëtori i plotëson kushtet për të shkuar në pensionin e merituar e nuk mund të shkojë, sepse punëdhënsi nuk ika paguar kontributet shoqërore. Keqpërdorim i ligjit sigurisht. Përgjegjësia morale e sidomos ajo ligjore ka munguar. Kryetari i komunës dhe udhëheqësit e organeve dhe institucioneve , mbase për t’u trguar si të “suksesshëm” u paguajnë pagën punëtorëve, por kontributet shoqërore jo, edhe pse pasojat mund të jenë të rënda.

Në kushtet kur buxhetit komunal nuk funksionon sipas dispozitave ligjore në fuqi, si në rastin e komunës së Ulqinit, tejkalimi dhe keqpërdorimi i zërave buxhetorë pothuajse është bërë i zakonshëm. Ka keqpërdorime, sidomos në zërat e të ardhurave të cilat dedikohen për rregullimin e tokës ndërtimore apo pajisjeve (infrastrukturës) komunale, nga se ato nuk përdoren për qëllimin e dedikuar por për pagat e punëtoreve, pra në dëm të plotësimit të nevojave komunale të qytetarëve. Si pasojë apo rrjedhojë e këtyre veprimeve të papërgjegjshme qytetit të Ulqinit i mungojnë të gjitha ato të mira komunale, disa prej të cilave i numëruam më lart.

Punësimi i militantëve partiak mund të jetë e keqja më e vogël, por ajo dhemb, ajo vret. Drejtësia e munguar dhe shpresa e humbur i preokupon sot ulqinakët më shumë se kurrë

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Ministria: NDALIMI I PËRDORIMIT TË QESËVE PLASTIKE DERI NË FUND TË VITIT
Ministria: NDALIMI I PËRDORIMIT TË QESËVE PLASTIKE DERI NË FUND TË VITIT

Ministria e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit njoftoi se deri në fund të këtij viti do të miratohet ligji i ri për menaxhimin e mbeturinave. Siç ka thënë sot në Ulqin, Dushan Bugarin, zyrtar

Qendra për kulturë: TË MARTËN FILLON “SKENA VERORE – ULQIN 2022”
Qendra për kulturë: TË MARTËN FILLON “SKENA VERORE – ULQIN 2022”

Qendra për Kulturë njoftoi se të martën, më 5 korrik, do të shënohet zyrtarisht fillimi i “Skenës Verore – Ulqin 2022”. Hapja e këtij festivali është planifikuar në Molen e Madhe, nën bedenet e Kalasë,

Podgoricë: KRIPORJA PRONË E SHTETIT, AKSIONARËT PO PËRGATITIN PADI
Podgoricë: KRIPORJA PRONË E SHTETIT, AKSIONARËT PO PËRGATITIN PADI

Toka e Kriporës së Ulqinit, gati 15 milionë metra katrorë, është e regjistruar këtë javë në kadastër si pronë e shtetit të Malit të Zi, shkruan “Dan”. Administratori i falimentimit të Kriporës, Zharko

OT: MBI 15 MIJË TURISTË QËNDROJNË NË RIVIERËN E ULQINIT
OT: MBI 15 MIJË TURISTË QËNDROJNË NË RIVIERËN E ULQINIT

Në ditën e parë të korrikut të këtij viti në rivierën e Ulqinit pushojnë 15.097 mysafirë, është kumtuar ngaOrganizata Turistike. Siç thuhet, më shumë se një e treta të tyre janë në hotele, gjëgjësisht

Sella: DO TË RRITET BUXHETI PËR MBËSHTETJEN E TË TË RINJVE
Sella: DO TË RRITET BUXHETI PËR MBËSHTETJEN E TË TË RINJVE

Nënkryetari i Komunës së Ulqinit Beqir Sella tha që administrata e re është dhe do të jetë në mbështetje të të rinjve dhe projekteve me fokus të rinjtë.   Sipas fjalëve të tij, Komuna e Ulqinit do