H.Hajdari: Ndihmesa e shtetit amë duhet të jetë e programuar në pajtim me Platformën politike dhe strategjinë e veprimit të përbashkët

Hajrullah HajdariTrevat shqiptare në Mal të Zi përfshihen në 5 komuna dhe janë vëndosur përgjatë kufirit ndarës Mali i Zi – Shqipëri. Ato janë si një lashkë e këputur nga trungu amë, janë vazhdim i natyrshëm i Shqipërisë Veriore si në aspektin historik ashtu edhe në aspektin kulturor, demokrafik dhe në aspektin e strukturës etnike, për të cilat që nga shkëputja padrejtësisht  e atyre trevave autektone shteti amë asnjëherë nuk e ngriti zërin madje as nuk u kujdes për fatin e tyre, për ekzistimin e qënijes shqiptare atje, për sakrificat dhe vuajtjet, për vështirësit e ruajtjes së identitetit kombëtar, për vështirësit ekonomiko-sociale, kulturore apo arsimore. Kjo nuk ndodhi në asnjë periudhë kohore të shtetit shqiptar që nga shpallja e pavarësisë më 1912, as në kohën e Zogut, as në kohën e komunizmit famëkeq por as në kohën e demokracisë, pothuaj 30 vjet pas instalimit të sajë.Zatën, për t’u kujdesur për pakicat e veta jasht kufirit shtetëror shteti amë sëpari duhet të krijojë një qeverisje stabile politiko-ekonomike ku do të mbizotëroj e drejta dhe ligji, me një ekonomi stabile pa korupcion e krim ekonomik me një mirëqenje të konsiderueshme sociale, të cilat fatkeqësisht shteti amë sot e kësaj dite nuk i ka arritur.

  • Gjysma e popullit shqiptarë sot gjendet jasht kufijeve të shtetit amë

Siç është e ditur, duke filluar nga viti 1878 deri në vitin 1912, jashtë kufirit të shtetim amë mbetet pothguaj se gjysma e popullit shqiptar të ndarë në katër njësi administrative: Kosovë, Maqedoni, Serbi dhe Mal të Zi. Sot pas 140 viteve, çështja e shqiptarëve jasht kufirit pothuaj se po shkon drejtë zgjidhjes përfundimtare të statusit të tyre politiko-juridik.Kosova është shtet i pavarur, shqiptarët në Maqedoni, në bazë të Kushtetutës, janë popull shtetformues nderësa për shqiptarët e Luginës së Preshevës po flitet, gjithënjë e më shumë, e po kërkohet që ti bashkangjiten Kosovës. Po shqiptarët në Mal të Zi? Cila është pozita e tyre politiko-juridike, si konsiderohen e trajtohen në shtetin për pavarësinë e të cilit investuan aq shumë kontributi i të cilëve ( me votë) ishte vendimtarë për pavarësinë e Malit të Zi!? A ju shpagoi Mali i Zi shqiptarëve, nese jo a duhet dhe çka duhet të ndërmarrë shteti amë për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave dhe lirive civile dhe kombëtare të bashkkombësve të vet?

  • Shteti amë duhet të angazhohet në lartësimin e pozicionit të shqiptarëve në Mal të Zi dhe rajon

Sidoqoftë gëzon fakti se shteti amë, gjegjësisht Ministrisa e Punëve të Jashtme, përfundimisht, ka filluar ca aktivitete që, fillimisht, ta mbushin mendjen se po interesohen për pakicen shqiptare këtu në Mal të Zi. Iniciativa për t’u takur me përfaqësuesit politik, siç cek vetë kryesi i detyrës së Ministrit, ka për qellim forcimin e lidhjeve mes faktorit shqiptar në Mal të Zi dhe Shqipërisë në përgjithësi dhe duhet të shërbejë si pikënisje e bashkimit të plotë të gjithë përfaqësuesëve politik të shqiptarëve në Mal të Zi në shërbim të interesave të tyre vitale duke theksuar se “ mbesin krejtësisht të përkushtuar për ta lartësuar pozicionin e shqiptarëve në rajon dhe për të vazhduar angazhimin konstruktiv në përputhje me parimet e bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore”. Shqiptarët në Mal të Zi Ju janë mirënjohës, megjithate, për të arritur qellimin e përcaktuar,  kjo duhet të studijohet mirë, me përkushtim e profesionalizëm e jo ad hoc, sepse s’duhet të harrojmë se edhe puna më e vogël kërkon një platformë, një angazhim, një lodhje, një punim të gjatë për të mos i lënë vend dëshprimit por knaqësisë e gëzimit i cili arrihet  kur mbushim detyrën dhe përpiqemi të arrijmë qëllimin ? Gjithësesi ndërtimi i shtëpisë duhet nisur nga themeli e jo kulmi!

Tentativa e unjisimit të faktori politik shqiptar, ndënëse jo unike,i ka fillet e saja vite më parë por siç dihet pa shumë sukses. Duhet cekur se partitë politike shqiptare edhe më parë kanë garuar në zgjedhjet parlamentare së bashku, me një listë dhe asj bote kishin arritur të fitojnë katër ulëse në parlamentin Kuvendin e Malit të Zi.Ndërkaq, po këto parti politike shqiptare, në zgjedhjet lokale në Ulqin, sëbashku kanë krijuar dhe ushtruar pushtetin vendor vite me radhë e të njëjtën po e bëjnë tani edhe partitë shqiptare në Tuz. Por përfaqësimi dinjitoz i shqiptarëve në Mal të Zi nuk varet vetëm nga dalja me një listë të përbashkët, ajo është e varur kryesisht nga vullneti i pushtetmbajtësit dhe  infrastruktura ligjore zgjedhore, të cilën shqiptarët e konsiderojnë diskriminuese edhe për faktin se ju shkurtuan të drejtat e arritura më parë përkundër zgjidhjeve që parashikon Ligji mbi Pakicat dhe Kushtetuta e Malit të Zi. Për këte arsye çështja e përfaqësimit të shqiptarëve duhet rregulluar me Kushtetuten e shtetit për të mos i dhënë mundësi pushtetmbajtësit t’i ndrroje rregullat e lojës sipas nevojave eventuale të partisë në pushtet. Dhe pikërisht këtu shteti amë, Shqipëria, duhet të angazhohet fortë e të japë kontributin e sajë në zgjidhjen e kësaj çeshtjeje më rëndesi  sepse  kështu do të kontribojë në lartësimin e pozicionit të shqiptarëve dhe padyshim do të ishte një angazhim konstruktiv në përputhje me parimet e bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore. Nga ana tjetër të pretendosh bashkimin e plotë e të gjithë përfaqësuesëve politik të shqiptarëve në Mal të Zi në shërbim të interesave të tyre vitale ( ndonëse jo personale), vetëm me arritjen e një marrëveshje për të dalur në votime me një listë të përbashkët është, as më shumë e as më pak, ironi e fatit mbase ashtu ishte edhe në të kaluarën.

  • Shqiptarët në Mal të Zi nuk kanë as Platformë politike dhe as strategji veprimi të përbashkët, ndaj angazhimi i shtetit amë në këtë drejtim është më se i nevojshëm

Për të arritur këtë synim sëpaku faktori politik shqiptar duhet të lidhet më një program strategjik apo platformë jo vetëm e partive politike por mbarë spektrit shqiptar. Në krye të kësaj strategjie duhet të jetë Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve  i cili partive politike duhet tu ofrojë një  dokument në të cilin do të përcaktoheshin objektivat, aktivitetet dhe burimet e nevojshme për të përmirësuar situatën aktuale me qellim që  shqiptarët përmes promovimit dhe avancimit të identitetit të tyre kombëtar,  të krijojnë parakushtet për zgjidhjen substanciale të problemeve në fushën e jetës shoqërore, sociale dhe politike jo vetëm si individ por edhe si koliktivitet shqiptar në përgjithësi.Ky dokument pasi të aprovohet nga të gjitha partitë politike shqiptare duhet të jetë obligues dhe sankcionues për ato që nuk i përbahen. Dhe pikërisht për këto çështje madhore,e duke qenë se as Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi dhe as partitë politike shqiptare nuk kanë platformë politike dhe as program veprimi të përbashkët,  është më se i nevojshëm angazhimi i shtetit amë  për të arritur kështu unjisimin e faktorit shqiptarë në Mal të Zi. Në Mal të Zi ka një Kornizë ligjore për pakicat kombëtare, ajo duhet të jetësohet,  ligjet duhet te sillen konformë të drejtës ndërkombëtare për këto çështje e të  implementohen me rigorizitet.  Shqiptaret duhet te faktorizohen dhe padyshim  ky do ishte  kontributi i paçmueshëm i shtetit amë në vazhdën e  angazhimin konstruktiv në përputhje me parimet e bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe arrijtjen e qellimit përfundimtar lartësimin  e pozicionin të shqiptarëve në Mal të Zi dhe në rajon.

Përkrahja financiare e cila përmendet është e mirëseardhur dhe falenderuese, megjithate ajo duhet të jetë përcaktuese, si në volum ashtu edhe dedikim, që në fillim. Kontributi duhet të jetë i programuar dhe duhet të financojë projekte më rëndësi për identitetin kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi dhe të lidhura ngusht me Platformen politike dhe strategjinë e veprimit të tyre e jo sa për të thënë se kontribuam edhe financiarisht.

Çdo levizje nga vendi për realizimin e të drejtave dhe lirive të popujve pakicë, veçanërisht kur vjen nga shteti amë, Shqipëria, poqë se nuk përdoret për reklamë, është më se e nevojshme, i duhur dhe padyshim i qelluar dhe i mirëpritur.Kështu sëbashku do arrijmë të përmbushim detyrimin dhe arrijmë qellimin madhor – ruajtjen dhe avancimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve ne Mal të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…