H. Hajdari: Ruajtja e kombësisë shqiptare përmes flamurit kombëtar

Kombi është një komunitet njërzor i karakterizuar nga koshienca e identitetit të tij historik ose kulturor i përcaktuar si entitet politik, i mbledhur në një territor dhe i organizuar institucionalisht. Kjo do të thotë se veçorit specifike të një populli apo veçorit që e dallojnë nga popuj të tjerë dhe që burojnë nga jeta ekonomike, shoqërore e politike që ky popull ka bërë në shekuj, paraqesin karakterin apo identitetin kombëtar të tyre. Identiteti kombëtar, nga shumë teoricientë, konceptohet si tërësi tiparesh objektive që buronin nga realiteti historik që përcaktonin vetëdijen, krijimtarinë, zakonet, doket, traditën etj. Ndërkaq, sipas një përkufizimi kombësia është një bashkësi e qëndrueshme njerëzish, që i paraprin kombit e që është formuar historikisht gjatë shthurjes së marrëdhënieve fisnore në bazë të bashkësisë së gjuhës e të tirritorit, të bashkësisë së jetës ekonomike e të kulturës, në shumicën e rasteve si pjellë e proceseve historike. Duhet cekur se kombi dhe shteti jo domosdoshmërisht janë një sepse akoma sot ekzistojnë kombe pa Shtet, dhe anasjelltas, ka shtete të formuara nga disa kombe, por ka shtete pa komb.
Shqiptarët në Mal të Zi janë pjesë e pandarë e kombit shqiptar me të gjitha veçoritë e kombit si gjuha, kultura, historia ose origjina etnike, që i diferencojnë prej kombëve apo kombësive të tjera në Malit të Zi. Pikërisht ky diferencim ka qenë, dhe duhet të jetë, arsyeja madhore për ruajtjen e të gjitha elementeve që e përbëjnë kombësinë shqiptare dhe intencën për zhvillimin e tyre. Padrejtësit që këtyre shqiptarëve iu bënë shekuj me radhë, e sidomos nga Kongresi famëkeq i Berlinit, ringjalli dhe ngriti edhe më lartë vetëdijen kombëtare.
Ndiesia e përkatësisë së një kombi prodhon përgjegjësinë qytetare, individuale dhe kolektive, për ruajtjen e identitetit kombëtar, për rrespektimin e gjuhës shqipe dhe simboleve kombëtare.

  • Flamuri Kombëtar simbol i safrikicës të shqiptarëve për liri e pavarësi
    Jemi në nëntor. Në këtë muaj shqiptarët, kudo që jetojnë dhe veprojnë, festojnë ditën më të madhe të kombit, Ditën e Flamurit Kombëtar. Shënimi dhe ndërimi i kësaj dite do të thotë të përkulemi para të gjithë safrikicave sublime të të rënëve të popullit shqiptarë nga koha e Skenderbeut e këtej, të qindrave e mijëra djelmoshave e vajzave, burrave dhe grave, që u flijuan që ne shqiptarët të kemi shtetin tonë të lirë e të pa pavarur. Në shqiptarët në Mal të Zi, si pjesë e pandarë e trungut shqiptar kemi po ashtu obligim njerëzor dhe politik që në këtë ditë t’i ndërojmë sakrificat e martirëve shqiptarë që dhanë jetën për liri e pavarësi, duke u angazhuar gjithnjë e më shumë që Flamuri Kombëtar Shqiptar të valëvitet në të gjitha institucionet publike lirshëm e pakufizime. Ç’është e vërteta qeveria e Malit të Zi në qershor të vitit 2020 ka sjellë vendimin me të cilin Flamurin Kombëtar Shqiptarë e njeh si simbol kombëtr i shqiptarëve në Mal të Zi. Por, përderisa ky Flamur mos të valëvitet lirshëm në instutucionet shtetërore të policisë, shëndetësisë, prokurorisë, gjyqësisë, postës, elektrodistribucionit etj., të cilat veprojnë në vendbanimet me shumicë të popullsisë shqiptare ne konsiderojmë se shqiponja dykrenare është e penguar të luaj rrolin edukativ të ruajtjes të identitetit kombëtar shqiptar.
    Flamuri ynë kombëtar përmbledh kujtimet e shkruara të kombit shqiptar në një gjuhë të pashkruar, por që i kupton syri dhe zemra e çdo njeriu me ndjenja. Cilat janë kujtimet që shfaq, duke valuar flamuri ynë? “Nuk janë kujtime goditjesh kundra fqinjve, nuk janë kujtime lakmirash e rrëmbimesh, janë kujtime vetmbrojtjeje me mundime të palodhura dhe me trimërira të gjata e të forta që kanë lënë gjurmë në letërsinë e gjithë popujve të qytetruar. Nga kjo pikpamje mund të mburremi se Flamuri ynë, siç është një nga më të vjetrite botës, është dhe një nga më të drejtët”, kishte shkruar Faik Konica në gazetën Albania të vitit 1898.
  • Shqiponja simbol i të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë e veprojnë
    Shqiponja si simbol i kombit shqiptar gjendet e gdhendur në porta, dyer, djepe, kuti duhani,orendi shtëpiake, varreze etj. Ajo, së bashku me himnin kombëtar u kthye në mjete strategjike për të krijuar një Shqipëri të lirë e të pavarur, u bë nënë e babë për shqiptarët e Kosovës ku “betimi mbi te” u bë rrugë e pandalur për shkëputjen e Kosovës nga kthetrat e Serbisë që solli lirinë dhe pavarësinë e saj, u bë ideal dhe prisë për shqiptarët në Mal të Zi, për shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe për shqiptarët në Maqedoni, në luftën e tyre për njohjen e identitetit kombëtar shqiptar dhe avancimin e të drejtave të tyre në shtetet sllave, pasi historia me padrejtësitë e saj na ka ndarë nga njeri-tjetri për një kohë të gjatë
  • Ruajtja e identitetit tone është obligim yni njerëzor, intelektual dhe politik
    Muaji nëntor është muaji më përcaktues i simbolikës sonë historike, e cila vazhdon. Tri mjetet e bashkimit të shqiptarëve – gjuha, flamuri dhe himni kombëtar ndodhën në këtë muaj. Më 28 nëntor 1443 Skenderbeu çliroi Krujën dhe ngriti flamurin më të vjetër të Evropës, flamurin tonë kombëtar me shqiponjën e zezë dykrenore, me fushë të kuqe, ndërsa Ismail Qemali, në Vlorë, po në të njëjtën datë ngriti të njëjtin Flamur në Vlorë dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë; Pikërisht në këtë ditë, me rastin e aktit të shpalljes së pavarsisë, flamuri kombëtar u ngritë me tekstin dhe muzikën e Himnit Kombëtar, i kënduar e dëgjuar për herë të parë; Më 1 nëntor 1908 në qytetin shqiptarë të Manastirit u hap Kongresi Kombëtar për njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe, ndërkaq më 25 nëntor të vitit 1972 në Tiranë u mbajt Kongresi për unifikimin e Gjuhës Shqipe.
    Një fjalë e urtë popullore thotë: “Gjaku nuk bëhët ujë”! Mbase në gjakun e çdo shqiptari rrjedh edhe shpirti i tij. Ruajtja dhe kultivimi i tri mjeteve të bashkimit të shqiptarëve është akt patriotizmi, është obligim i çdo shqiptari.
    Ndjenja e patriotizmit gjithmonë nxjerr në pah virytet më të larta të një kombi.Virtytet duhet kultivuar e jetësuar në zemren dhe mendjen e çdo shqiptri. Dy gjëra të shtrenjta e të drejta për vetëdijen e një kombi – gjuha dhe flamuri u mohuan për shumë kohë. Sot, edhe shqiptarët në Mal të Zi, dy mjetet e përbashkimit – flamuri përmes shikimit dhe himni përmes dëgjimit, duhet t’i përdorim si strategji për t’i mbajtur gjatë e gjallë ndjenjat tona kombëtare.
    Gjuha dhe flamuri janë dhe duhet të jenë, mjete të rëndësisgme që të çojnë drejt një udhëtimi përfundimtarë – zgjidhja e drejt e çështjes shqiptare në Mal të Zi. Përmetej, ruajtja e identitetit kombëtar është obligim yni njerëzor, intelektual dhe politik, sepse duke ngritur e ndëruar Flamurin Kombëtar pamëdyshje do të ruajmë edhe identitetin tonë kombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi