Hotelieri nga Ulqini Hasan-Cano Karamanaga tha se pret që sezoni i sivjetshëm të jetë në nivelin e vitit të kaluar, ndoshta pak më i dobët.
Ai tha për “Dan” se shumica e të ftuarve do të jenë nga rajoni, dhe se aktualisht vizita është më e mirë në fundjavë.
“Nuk kam ndryshuar çmimet e akomodimit në asnjë nga tre objektet. Ato kanë mbetur në nivelin e vitit të kaluar. Vetëm shërbimet janë më të shtrenjta si pasojë e rritjes së produkteve ushqimore dhe pijeve”, theksoi Karamanaga.