Biznesmeni Hajdar Qufaj, të cilët mbrëmë në vendbanimin Pinjesh iu dogj makina luksoze e tipit “Mercedes S”, tha se e dinë kush është fajtor për këtë keqbërje dhe se për këtë gjë e njoftoi policinë.
Ai në deklaratë për TV Vijesti tha se kjo është vepër e një ish biznes partneri të tij nga Ulqini.
Qufaj pohon se edhe më herët është sulmuar, ai dhe anëtarët e familjes së tij, si dhe që për këtë arsye ka kërkuar mbrojtjen nga policia.
Hajdar Qufaj është pronar i disa patundshmërive në Ulqin, e merret, përveç tjerash, edhe me ndërtimin e ndërtesave banuese dhe me shitjen e tyre.