Është njeriu ai i cili ka formuar shoqërinë, dhe në bazë të kontratës socijale duke përcaktuar disa rregulla të qarta dhe në mënyrë eksplicite çdo ditë respekton atë që quhet rend shoqëror.
Individi në shoqëri ka hjekur dorë nga disa të drejta dhe obligime që të realizoje dhe të siguroje disa të drejta dhe obligime të tjera themelore. Duke vepruar në këtë mënyrë ad personam ka ngritur institucione ligjore për zhvillimin e një shoqerie më të sigurt duke pasë nevojë të mbrohet nga institucionet të cilat vet i ka themeluar.
Po të shohim se a ekzistonin këto institucione në regjimin që tashme është vetem histori e Malit te Zi dhe Ulqinit dhe asgjey më tepër është mëse e qartë që kishim të bënim vetëm me një shtet autokratik ku legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqesori ishin në duart e despotit. Një mënyrë e tillë e të drejtuarit shtetin përçonte një rrymë destruktive për shoqërinë e posaçërisht për popullin shqiptarë i cili mbeti viktim e regjimit të kaluar dhe si zgjedhje për vazhdimin e jetës ishte vetëm emigrimi në SHBA.
Natyrisht bindja i takon qytetarit të vendos të ardhmen e përbashkët e këtij qyteti,pra fati i lirise është në duart tuaja.
Në vitet 1990 pluralizmi formal i mundësoi ketij qyteti, perlë të adriatikut të kërkojë atë çka i përkiste vite me radhë, shfrytëzimin e resurseve natyrore në pjesën urbane dhe rurale si dhe kthimin e pronave nga publike në ate private që ishin shpronësuar padrejtësisht, por duke pasur parasysh se pluralizmi ishte vetem formal kjo e drejtë nuk u realizua deri me ardhjen e Dritanit si zv.kryeminister.
Në 1990 askush nuk e besonte se do të kishte kthim te tokave,sa qe ajo teme në rend të ditës në parlament erdhi vetëm pas vitit 2010. Po ashtu në atë vit,1990, gjuha shqipe rrallë flitej nëpër qytet kurse nëpër organe shtetërore as që vinte në shprehje të përdorej, askush nuk e imagjinonte se ta besonte jo se jo, që mandati për kryeministër të Malit të Zi do ti jepej një personi nga Ulqini gjegjësisht një shqiptari.
Në periudhën paradritanit,politika ishte interesante,”jetonte” nga biznisi, por nuk e linte të merrte frymë biznesin, pamundësonte zhvillimin e bizneseve të ndryshme në fushat më të rëndësishme të shtetit. Të drejtat dhe liritë e barabarta konsideroheshin demokraci por në realitet zbatoheshin si në komunizëm, dhe kjo me ardhjen e Dritanit ndryshoi në mënyrë drastike.
Fushatat elektorale të partisë LQ Ura nuk janë të dimensionit sulmues ndaj konkurrentëve tjerë politike, por shprehin vetëm rezultatet që kjo parti ka arritur që nga themelimi i saj.
Qyteti jonë ka nevojë për zhvillim dhe jo për 50-200 euro në katër vite, ka nevojë për reforma në arsim dhe shëndetësi si dhe zhvillim të posaçëm në të gjitha fushat e turizmit.
Në fund, disa minuta para se të votojë qytetarin po e pyes:
Pse nuk e more ti të gjithë përgjegjësinë dhe rrezikun ndaj mafies, por Dritani?
Pse nuk e rrëzove ti Milo Gjukanoviqin, por Dritani?
Pse nuk e ktheve ti Valldanosin, por Dritani?
Pse nuk e ktheve ti Kryporen, por Dritani?
Pse nuk u bërë ti zv.kryeminister, por Dritani?
Pse nuk u mandatove ti për kryeministër, por Dritani?
(Hysejn Shaptafa, jurist i diplomuar)