H.Sulejmani: GËZUAR 9 VJETË SHTET, KOSOVË!

 

HaxhiDeklarata për shtyp të sekretarit gjeneral të Partisë demokratike Haxhi Sulejmani.

Shtetësia e Kosovës është një homazh për brezat e tërë që kanë shkrirë trup e mendje me këtë qëllim të drejtë e të shenjtë, është kurorë e njomë tek koka e secilit hero dardan, Kosova është historia e bukur e rinisë e fëmijëve më energjik të Evropës.

Konsolidimi i mëtejmë i institucioneve të brishta do duhej të jetë qëllim i radhës, prezantimi dinjitoz para botës do duhej të ishte detyrë në vijim, sikurse kujdesi për shqiptarët pakica në Ballkan presim të jetë në axhendën e Prishtinës zyrtare të Kosovës prosperuese.

Ulqini dhe Kosova, ulqinakët dhe kosovarët kanë më shumë të përbashkëta se historinë, folklorin e detin, shpallja e të parit të luftës e paqes së Kosovës, z. Hashim Thaçit, qytetarë nderi nga Kryetari Gjeka tregon që lidhja jonë është tejprotokolare e vëllazërore.

Historia e re kërkon guxim, punë e atdhedashuri.
Kosova e ka të garantuar rrugën drejt lavdisë.
Lavdi dëshmorëve të kombit.
E lavdishme qofsh, Kosovë!
Gëzuar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi