Haglajtner: NGA BRUKSELI PO PËRCJELLIM KRIPOREN

Thomas HagleitnerZyrtari i lartë i Komisionit Europian Tomas Haglajtner tha se shumë njerëz në Bruksel po përcjellin atë çfarë po ndodh me Kriporen. „Kjo zonë është e rëndësishme për Europën në tërësi dhe ne e shohim si të mbrojtur në të ardhmen“, tha ai gjatë vizitës së djeshme të Kripores.

Sipas fjalëve të tija, nuk është e mjaftueshme vetëm të sillet korniza ligjore dhe të pajtohet me BE, por është e nevojshme që në terren të bëhen gjëra konkrete.

Ministri i zhvillimit të qëndrueshëm Branimir Gvozdenoviq ka paralajmëruar që pompat në Kripore do të jenë në funksion deri në fund të këtij muaji, si dhe që shteti dhe komuna do të ndërmarrin menaxhimin e kësaj zone nëse nuk gjendet koncesioneri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi