Hajdinaga: CUNGU POROSITI STUDIMIN PËR SHAS, NUK KEMI MARRËVESHJE

Gezim HajdinagaIsh kryetari i komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga ka mohuar dje në deklaratën për “Vijesti” që gjatë kohës së mandatit të tij i ka ndihmuar kujt do, madje as kryetarit aktual të komunës Nazif Cungut, jashtë kompetencave ligjore.

Cungu gazetarëve të hënën i ka treguar dokumentacionin sipas të cilit vendimin për punimin e Studimit të lokacionit për “Eko qendrën rurale-turistike në lokalitetin Shas” me 14 shtator të vitit 2009, me sipërfaqe prej 83 mijë metër katror, e ka sjell Hajdinaga.

“Studimin e lokacionit për Shas me kërkesë të investitorit e ka punuar sekretariati gjegjës dhe propozimin e vendimit ma ka sjell për nënshkrim. Nënshkrimin e kam vendosur në bazë të rregullores ligjore në fuqi pavarësisht se bëhej fjalë për kundërshtarët e mijë politik, sepse nuk kisha arsye të mos besoj që propozimi është në interes të qytetarëve”, tha Hajdinaga.

Ai theksoi që nga vendi i kryetarit të komunës shkoi në vitin 2011, kur në pushtet erdhi Forca e re demokratike dhe Cungu. “Për fat të keq, ne nuk ishim më tej në mundësi të punojmë në këtë. Nuk i kujtoj detajet dhe me të vërtet nuk e di a është ndryshuar më vonë ndonjë gjë në vendim”, shtoi Hajdinaga.

Në pyetjen e “Vijestit” a i ka legalizuar objektet e kompanisë në pronësi të Cungut, siç tha nënkryetari i komunës Selim Resulbegoviq, Hajdinaga theksoi që skuadra e tij ka punuar në bazë të kompetencave ligjore duke shtuar që kjo mund të vërtetohet lehtë. “Si kryetar i komunës nuk isha në marrëveshje me askënd, madje as me Cungun”, përfundoi Hajdinaga.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Gjeka Nënave të Srebrenicës: JU JENI EDHE NËNAT TONA
Gjeka Nënave të Srebrenicës: JU JENI EDHE NËNAT TONA

Ministri për drejtat e njeriut dhe pakicave në Qeverinë e Malit të Zi Fatmir Gjeka dhe perfaqësuesi i Aleancës Qytetare Milan Radoviq dhuruan sot një shami për Nënat e Srebrenicës. “Thonë se Zoti i do

Ulqin: PREZANTOHET PLANI LOKAL PËR PUNËSUESHMËRINË E TË RINJËVE TË KOMUNËS SË ULQINIT
Ulqin: PREZANTOHET PLANI LOKAL PËR PUNËSUESHMËRINË E TË RINJËVE TË KOMUNËS SË ULQINIT

  Sot, para zyrtarëve të Vetëqeverisjes Lokale, institucioneve publike dhe aktorëve të tjerë vendorë, prezantuam dokumentin PLANI LOKAL PËR PUNËSUESHMËRINË E TË RINJVE. Ky plan paraqet një vlerë të

Të premten: TRIBUNË ISLAME DHE PROMOVIM I LIBRIT
Të premten: TRIBUNË ISLAME DHE PROMOVIM I LIBRIT

Mexhlisi i Bashkësisë Islame Ulqin në bashkëpunim me organizatën Horizonti – Qendra për mirëkuptin ndërkulturorë Ju fton të merrni pjesë në Tribunë Islame dhe promovim të librit „Dilemat bashkëkohore

Gjekë Gjonaj: Husein Bato Dukaj, la pas një vepër që kapërcen shumë jetë
Gjekë Gjonaj: Husein Bato Dukaj, la pas një vepër që kapërcen shumë jetë

U bënë shtatë vjet  nga vdekja e parakohshme,   në moshën 56 vjeçare,  të Husein Bato Dukaj, regjisorit të parë të shkolluar  në Mal të Zi, me të cilin kam punuar disa vite  në TVMZ.  Dhe këtë përvjetor

Jashtëzakonisht ngrohtë edhe në ditët në vijim: DJE NE ULQIN REKORD – 37.7 GRADË
Jashtëzakonisht ngrohtë edhe në ditët në vijim: DJE NE ULQIN REKORD – 37.7 GRADË

Për shkak të valës tropikale dhe temperaturave jashtëzakonisht të larta, alarmi meteorologjik portokalli është në fuqi dhe në ditët në vijim do të jetë shumë nxehtë, ndërsa gjatë fundjavës temperatura