Hajdinaga dhe Gjeka: DO TË ARRIJMË REZULTAT TË MIRË DHE DO TË PËRMIRËSOJMË POZITËN E SHQIPTARËVE

Gjeka, HajdinagaIsh kryetari i Ulqinit Gëzim Hajdinaga ka thënë se qëllimi i koalicionit të cilin ai do ta drejtojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare është të grumbullojë numrin sa më të madh të partive dhe grupimeve politike.

“Ne dëshirojmë të koordinojmë kërkesat tona, që ato të jenë të unifikuara dhe më të forta kundrejt adresave të shtetit tonë dhe të përmirësojmë statusin e Shqiptarëve në Mal të Zi”, tha ai për TV Vijesti.

Hajdinaga shtoi se statusi i Shqiptarëve duhet gjithsesi të përmirësohet. “Mali i Zi e ka atë kapacitet, ka edhe me çka të lavdërohet, por pse mos të rregullohet kjo gjë edhe me ligj”, vlerësoi ai.

Lideri i Partisë demokratike Fatmir Gjeka tha se këtë koalicion e pret rezultat i mirë në Ulqin dhe vendet tjera ku jetojnë Shqiptarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…