Hajdinaga: DO TË NA BASHKËNGJITEN PARTI TË TJERA

gezim-hajdinagaIsh ministri në Qeverinë e Malit të Zi dhe ish kryekomunari i Ulqinit Gëzim Hajdinaga dhe bartësi i listës së Partisë demokratike, Iniciativës qytetare dhe LQ “Perspektiva” tha se ky koalicion nuk do të ndalet vetëm në këto parti.

“Në ditët e ardhshme opinioni do të njoftohet edhe me partitë tjera që do të na bashkëngjiten në koalicionin trepalësh. Që tani paralajmëroj se do të na bashkëngjitet edhe Lidhja demokratike. Kanë mbetur vetëm disa detaje, marrëveshja do të arrihet deri në fund të kësaj jave ose në fillim të javës së ardhshme”, tha Hajdinaga në emisionin “Ziva istina” të autorit Darko Shukoviq, i cili është në program sonte, transmeton AntenaM.

Siç shtoi, arsye për kthimin në politikë kishte shumë. Mirëpo, njëra mbizotëroj.

“Isha i njoftuar dhe bisedova individualisht me të tjerët se do të jemi bashkë. Kjo i jep fuqi kërkesave tona. Nëse unifikojmë projektet, mendimet, dijet dhe i kandidojmë në një adresë, unë mendojë se realizimi do të jetë më i fortë e më i mirë”, shpjegoi Hajdinaga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi