„Informatat që fitojmë nga tregjet eminente, si dhe optimizmi për situatën epidemiologjike, tregojnë se sezoni i ardhshëm do të jetë shumë i mirë. E tillë është edhe pritshmëria e punëtorëve tonë turistikë dhe kjo gjë na inkurajon të gjithëve“, deklaroi drejtori i Organizatës Turistike të Ulqinit, Gzim Hajdinaga.
Siç theksoi, edhe vitin e kaluar Ulqini ishte hit në tregjet rajonale. Njëjtë do të jetë edhe këtë vit.
„Aduti ynë kryesor është mikpritja. Të gjithë mysafirët, pavarësisht nga vijnë, ndjehen si në shtëpinë e tyre, janë të respektuar dhe për paratë e veta fitojnë cilësinë që kërkojnë“, tha ai dhe shtoi: „Prej kohësh mësuam leksionin e parë në turizëm: mysafiri i kënaqur gjithmonë ishte dhe është reklama më e mirë“.