Hajredin Kovaçi: KOT E KE

Kot mundohesh të lashë mëkatet
Të shfajësohesh
Se ke bërë faj
Çmos ke bërë
Kot e ke të mundohesh të ndërrosh fytyrë
Se gjithë jetën ke jetu me maska
Ditën edhe natën
Kot e ke që mundohesh të lahesh e shpëlahesh
Se ty s’të lanë as Buna
As deti
Të njohim mirë kush ke qenë
Kot mundohesh të tregohesh tjetër njeri
Për të këqiat që ke bërë ke hyrë në histori
Kot krejt kot e ke që i prinë valles
E mbështillesh me flamurin kuq e zi
Të këndosh këngë patriotike e të qesësh lot
Se ato janë lotë krokodili
S’bëhësh dot tjetër njeri
Kot e ke të mundohesh të pastrosh ndërgjegjën
Se ajo ka kohë që të vret
Të gjitha mund edhe të t’i falim
Por asnjëherë s’do të jesh i qetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi