Hajredin Kovaçi: Maskat duhet të bien

Kush është kush

Ditën flasin me shiun

Natën me breshërin

Askend nuk dvesin

 

Kush kujt i shet mend

Bateritë u janë harxhuar

Përsëri duhet karikuar

S’u zë vendi vend

 

Ju i hani fjalët

Prandaj s’ngiheni kurrë

S’e njihni fjalën besë as burrë

Jeni të përdalët

 

Maskat duhet të bien

T’i shohim mirë këto fytyra

Edhe pse u ka dalë yndyra

Prapë patriota shtiren

 

E sotmja bisedon me të ardhmen

Ç’të bëj me gjithë këto maska

O Zot sa shumë paska

Unë do t’ua këndoj këngën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…