Hajrullah Hajdari: HASAN DANI MUSTAFAJ – LUFTONTE PËR BASHKIMIN KOMBËTAR, U VRA ME TRATHTI

Në prag të Luftës së Dytë Botërore, pozita e shqiptarëve kudo në Mbretërinë jugosllave e veçanërisht në Mal të Zi, ishte përkeqësuar shumë.Në zgjedhjet shtetërore të vitit 1935 dhe 1938 në listat zgjedhore nuk figuronte asnjë shqiptarë, madje as në krye të komisioneve zgjedhore ne vendbanime me popullsi shqiptare nuk kishte asnjë shqiptarë, edhe pse shumica e popullsisë nuk e njihte gjuhën sllave.Situata nuk ishte më e mirë as në pushtetin lokal. Kështu përshembull në Krajë, me popullsi 100% shqiptare,në zgjedhjet lokale në vitin 1933 kryetar i komunës u zgjodh Gjorgje Nikeziq. Shkolla në gjuhën shqipe nuk kishte, nxënësit nuk mësonin për historinë e kulturën shqiptare, kështu që ekzistenca e qenies shqiptare u vu në pikëpyetje. E gjithë kjo kishte për qëllim shpërnguljen në masë të shqiptarëve dhe shkombëtarizimin e tyre.
Shqiptarët në Mal të Zi, përkundër ekzistencës së kufirit politik shtetëror jetën e tyre e kishin të lidhur ngushtë me Shkodrën.Me kapitullimin e Mbretërisë jugosllave më 6 prill 1941, vendet shqiptare nën pushtimin e sajë, u ndanë në tri zona pushtuese.Vendet shqiptare në Mal të Zi i takuan zonës pushtuese italiane. Bashkimi i vendeve shqiptare në Mal të Zi me Shqipërinë, për shqiptarët ishte një ndjenjë e fuqishme gëzimi e kënaqësie shpirtërore e cila ngjallte shpresë për shkëputjen përfundimtare nga torturat dha pabarazia që kishin përjetur afër 60 vite me radhë nën okupimin sllavë. Ndër shqiptarët ishte krijuar bindja “le të vijë edhe dreqi i mallkuar, do të jetë më mirë së kështu”, prandaj bashkimi me Shqipërinë konsiderohej si çlirim kombëtar.
Në Shqipëri ishte krijuar një organizatë nacionaliste me emrin “Lëvizja Kombëtare e Rezistencës” që më vonë do të quhet “Balli Kombëtar”. Objektivat e para të Ballit u vendosën në vitin 1942, në një program prej 10 pikash, i njohur si Dekalogu. Krijimi i kësaj organizate nacionaliste u përhapë edhe ne vendet e banuara me shqiptarë në Mal të Zi. Shumë të rinj nga këto troje e pëlqyen programin e kësaj organizate. Programi, ndët të tjera përcaktonte se anëtarët e kësaj organizate do të luftojnë për një Shqipëri ku do të mbretërojnë liria e fjalës dhe mendimit; me kombet dhe shtetet fqinje të ketë marrëdhënie miqësore, mirëpo lypset të jetë e themeluar mbi respektin e të drejtave të dy palëve. Nisur nga këto parime shumë të rinj iu bashkangjitën këtij programi. Ndër të parët që e parqfuan këtë program ishte i riu nga Ftjani i Krajës Hasan Dani i fisit Mustafaj.
Hasan Dani lindi në vitin 1919 në Ftjan. Nuk kreu ndonjë shkollë sepse në vendlindjen e tij nuk kishte shkollë në gjuhën shqipe.Ai shpesh shkonte në Shkodër, madje edhe punonte kur gjente punë. Kjo i mundësoi ati që nëpërmesnjerëzve me të cilët punonte e takohej të njihej me çështjen kombëtare. Duke u njohur me politikën kombëtare dhe rrjedhat e saj, ai gjithnjë e më tepër e deshifroi politikën diskriminuese të pushtetit jugosllav ndaj shqiptarëve. Ftjani është një fshat i vogël por i shquar për njerëz të mençur e atdhetarë të njohur. Në Ftjan, gjatë luftës, vinin e shkonin komunistë e nacionalistë (ballista). Çështja kombëtare ishte bërë preokupim. Më 16 gusht 1941, u mbajtë në Ljare një Kuvend me përfaqësuesit e Tivarit, Krajës, Ljares e Shestanit, ku u kërkua bashkimi me çdo kusht me Shqipërinë. Nënshkrues i kësaj kërkese ishte edhe Omer Sela i fisit Mujaj nga Ftjani, i cili më vonë do të bëhët bashkëpunëtor i ngusht me Hasan Danin. Ndërkohë u formua “Komiteti për Mbrojtjen e Ulqinit”, “Komiteti i Zonës Neutrale të Shestanit”, ndërsa më 10 prill 1942, popullsia e Tivarit, Ljare e Shestanit i dërgaun deputetit Mustafa Merlika Kruja një memotrandum me të cilin kërkohej autoriteteve të shtetit rishikimin e vijës kufitare të Shqipërisë me ata të Malit të Zi dhe bashkimin e të gjithë shqiptarëve të mbetur në Mal të Zi me atdheun shiptar.
Hasan Dani kishte vendosur kontakte në Shkodër me shumë atdhetar e një ditë ishte takuar me patriotin e komandantin e xhandarmërisë Hasan Isufin. Ai që në takimin e parë i kishte propozuar që të bëhët pjesë e xhandarmërisë, por fillimisht hezitoi, sepse këtë duhej të bisedonte me familjen e tij. Hasani tash më i kishte të qarta dëshirën dhe kërkesat e popullit shqiptarë në Krajë, të shprehura publikisht më 16 gusht 1941 dhe 10 prill 1942. Kjo e motivoi që të pranojë propozimin e Hasan Isufit dhe në vjeshtën e vitit 1942 pranoi propozimin e tij, por kërkoi nga ai që të jetë xhandar në vendin e tij, në Krajë apo Anë të Malit, sepse nuk dëshironte të përfshihej në vrasje e eliminime të cilës do anë qoftë. Hasani vinte në Krajë por shumicën e shërbimit e kaloj në Goranë, ku ruante rendin dhe qetësinë, publike, pra nuk kishte asnjë detyrë politike apo udhëheqëse. Hasani mbante lidhje me Krajën e veçanërisht me Taip e Omer Selen në Ftjan dhe Isen Amerin Tafaj në Bobosht. Në Anë të Malit kontaktonte dhe bashkëpunonte me Shaban Ramën, Kasem e Omer Vuçiqin, Dul e Brahim Rexhën, Dul Kokën e të tjerë. Në Ulqin takohej me Ramë Krajën (me prejardhje nga Ftjani), Halil Krajën, Musë Dabin, Jenus Zeçeviqin, Dedë Deliqin, e Halil Canin.
Hasan Dani ishte i shquar për trimëri, syri nuk i bënte çep thonin bashkëpuntorët e tij. Për këtë arsye me rastin e mbajtjes së Kongresit për Mbrojtjen e Kufijvetë tëtokave shqiptare në Katërkollë, më 11 qershor 1944, ai u caktua si përgjegjës për rendin e qetësinë dhe mbarëvajtjen e Kongresit. Këtu më për përse afërmi u njoht me Cafo Begun, të cilit do ti qendrojë afër deri në ditën e vdekjes.Në vjeshta e vitit 1944 forcat partizane po përparonin gjithnjë e më shumë. Në nëntor hynë në Ulqin. OZN-a filloi përndjekjet e atdhetarëve shqiptarë. Pa gjyq pushkatuan 5 ulqinakë të pafajshëm në mesin e të cilëve ishte edhe hafiz Hasan Llunji, kështu që anëtarët e rezistencës kombëtare u detyruan të kalojnë në ilegalitet. Hasan Isufi më 25 shkurt 1945 ekzekutohet pa gjyq, çka e bëri më të vështirë veprimin në ilegalitet të nacionalistëve shqiptarë. Milicia Popullore e Jugosllavisë, e ndihmuar nga OZN-a dhe UDB-a vazhdonte te torturonte të afërmit dhe patriotët shqiptarë që ndihmonin me strehim dhe ushqim, por ata qëndruan fort dhe nuk dhanë asnjë të dhënëpër vendndodhjen e tyre.Fshehja ishte bërë e vështirë, mungonte buka, rrobat e shumë sende të tjera. Në pranverë të vitit 1947, në errësirën e një nate me shi të shumtë, në derën e shtëpisë se Junus Zekës në Pistullë, trokitën 8 pjestarë të grupit patriot në mesin e të cilëve Jenusi kishte njohur Dedë Deliqin, Hasan Danin e Cafo Alibegun.Pasi i pajisi me bukë e sende të tjera u larguan për t’u strehuar në një pyll në mes Pistullës dhe Kollomzës. Para se të iknin e porositen që t’ju nisë një berberë nga Ulqini për ti qeth e rregulluar fizikun e tyre. Junusi iu dërgoi berberin Smajl Abazoviqin. Ai qethi por nuk e lejuan për tri ditë të largohej nga vendstrehimi, sepse kishin frikë se mund të zbuloheshin. Kur u siguruan se ai nuk do të flasë dhe se rruga ishte e hapur e lëshuan. Mirëpo fati e deshi që Smajli po sa kishte dalë në rrugën që të çon për Ulqin të takojë një banorë të Kollomzës i cili e torturoj dhe e dorëzoj Milicisë popullore. Pas torturave të përjetuara Smajli iu tregoi vend ndodhjen e këtyre patriotëve shqiptarë. Forcat e shumta partizane i rrethuan dhe u bënë thirje të dorëzohen.Të rrethuar u gjetën Cafo Begu, Hasan Dani, Gjon Dedë Gjoni me djalë, Haki Spuzha, Halil Cani e ndonjë tjetër. Vendosën mos të dorëzohen. Partizanët hapën zjarrë të parët. Më së një orë zgjatën të shtënat nga të dy anët.Hasani me shokë arritën të çajnë rrethimin e krijuan mundësinë e shpëtimit. U gjetën përseri të lirë, por në moment Cafit i bie në mend se kishin harrur çantën me dokumente të shumta të cilët nëse bien në dorë të partizanëve do të pësonin shumë qytetarë shqiptarë. Hasan Dani vendosi të kthej të marrë çantën me dokumente edhe pse të gjithë e thrisnin të kthehej, por ai si një luan i vërtetë e trim i pamposhtur vendosi të vazhdonte. Siduket partizanët e kishin hetuar dhe posa Hasani iu afrue çantës partizanët lëshuan mbi trupin e tij një breshëri plumbash të cilët e lanë të vdekur në vend. Po atë ditë partizanët e vendosën trupin e Hasanit mbi kalë dhe e hodhën të Suka e Gjekos në Kodra, në kryqëzimin e rrugës që të çon në kripore dhe qytet. Tri ditë e lanë në mes të rrugës ( disa mendojnë se e kanë vjerrë për degë të fikut) për t’a parë njerëzit e për ta pështyrë kalimtarët këtë armik e trathëtar të popullit! Qëllimi i tyre ishte që të qytetarët të mbjellin frikën dhe t’i binden ideologjisë komuniste që po instalohej. Pas tri ditëve e groposën në vendin ku qendroi tri ditë i vdekur mbi tokë, përkundër kërkesës së familjarëve që ata të kryejnë ceromonin e varrimit. Pas 25 viteve,në vitin 1972, vëllau i Hasanit, Osmani bëri rrivorimin e trupit të tij në varrezat e Pinjeshit. Posa UDB-a mësoi për këtë veprim e thiri Osmanin dhe e detyroi t’i rrezojë kufijt e varrit, në mënyrë që emri i Hasanit mos të shihet. Kufijt e varrit u rikthyen në vend pas vitit 1990. Osmani për këtë veprim u gjobit me burg me kohëzgjatje 2 muaj.
Siç theksuam Hasani nuk kishte bërë asnjë krim ndaj popullit malazezë e shqiptarë e as ndaj pushtetit që po instalohej. Ai u pushkatua vetëm se kishte vepruar në interes të inegritetit, lirisë dhe bashkimit të popullit shqiptarë në një shtet të përbashkët dhe këtë me të vetmen arsye që shqiptarët të lirohemi nga torturat dhe diskriminimi kombëtar që pa ndërprerje iu bë nga pushteti jugosllavë.
I përjetshëm qoftë kujtimi për ty Hasan Dani dhe veprën tënde atdhetare.
Për veprimtarinë e këtij atdhetari ekzistojnë shumë pak dokumente anësore, prandaj u detyrova që këtë shkrim ta kombinojë me rrefimin e pasardhsëve të familjes të Hasan Danit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi