Hajrullah Hajdari: SHQIPTARËT DHE PLURALIZMI POLITIK NË MAL TË ZI (Pjesa e I)

hajro-hajdariËshtë e njohur se vendet e banuara me shqiptarë në Mal të Zi, nga komunizmi kishin dalë si vende ekonomikisht më pak të zhvilluara, përkundër resurseve të bollshme natyrore, niveli i arsimit i shqiptareve akoma ishte në nivel të ultë, nuk kishte shkollim të lartë në gjuhën shqipe, plan-programet mesimore ishin të ngarkuara jo vetm me ideollogji komuniste, shumë pak mësohej historia e kultura shqiptare, përfaqësimi i shqiptareve në organet shtetërore, ligjvënse, gjyqësore  e ekzekutive ishte i ultë në disproporcion me pjesëmarrjen në numrin e përgjithshëm të popullsisë, shpërnguljet dhe boshatisja e trojeve shqiptare po vazhdonte.

Instalimi i pluralizmit politik ngjalli tek shqiptarët në Mal të Zi shpresën se më në fund do të vinin ditë më të mira si në aspektin e të drejtave dhe lirive qytetare me theks të veçantë në të drejtat kombëtare dhe në aspektin e zhvillimit ekonomik dhe krijimit të kushteve për një zhvillim më të shpejtë konformë resurseve natyrore dhe njerëzore për një mirëqenje më të mirë e të qendrueshme.

Përkundër fitores brilante të shqiptarëve si në nivelin qendror ashtu edhe në ato lokale, e udhëhequr, atëherë, nga e vetmja parti politike shqiptare – Lidhja Demokratike në Mal të Zi,  pushteti qëndror, akoma i ngarkuar me të kaluarën dhe sindromin shqiptar, në vend që të bashkpunojë ngusht me te dhe të krijoj kushtet për avancimin e të drejtave dhe lirive civilo- politike dhe kombëtare konform trendit të kohës dhe akteve ndërkombëtare për këto çështje, ato as që donin të degjonin për problemet e shqiptarëve. Në vitet e para të shumëpartiaksisë qeveria e Malit të Zi, në vend që të krijoi kushte politiko-ekonomike më të volitshme për një zhvillim më të mirë ekonomik, kulturor dhe arsimor, bëri centralizimin e pushtetit vëndor pothuaj edhe më të theksuar se në komunizëm ( kjo gjëndje pothuaj se ekziston edhe sot e kësaj dite), ndërmuar privatizimin e padrejtë të pasurisë dhe u shkatrrua baza e zhvillimit ekonomik, u devalvuan objektet turistike, u rrit papunësia, emigrimi i të rinjëve dhe familjeve të tëra shqiptare vazhdon. Gjuha shqipe në administrat nuk ishte në përdorim, simbolet kombëtare ishin të ndaluara. Pra këto dhe shumë të tjera ishin sfidat e kësaj partie dhe partive të tjera shqiptare që do të formoheshin më pas.

Në fillim të vitit 1997, kur ndodhi ndarja në dysh e partisë në pushtet, Shqiptarët më saktë bartësit e politikës shqiptare LDnëMZ dhe UDSH-ja ( partia politike e dytë ), menduan se, me qellim të përmirësimit të gjëndjes politike dhe ekonomike, kjo situatë duhet shfrytëzuar dhe me këtë qellim hynë në bisedime me partinë – shtet me ç’rast nënshkruan një marrëveshje për minimumin e kushtëve për qeverisje në bazë të cilës duhej të bëhëshin ndërrimet e nevojshme të ligjit për ndarjen territoriale të Malit të Zi i cili do të mundësonte krijimin e komunës së Malësisë, pastaj me ligjin për informim shqiptarëve duhej t’u mundësohej informimi adekuat në gjuhën shqipe i cili do të përkrahej financiarisht nga qeveria, të përmirësohen plan-programet shkollore si dhe të përmirësohet kuadri ligjor i cili do të mundësojë përfaqësimin proporcional të shqiptarëve në parlament, punësimi proporcional i shqiptarëve në organet shtetërore, legjislative dhe gjyqësore, të sillet ligji për përdorimin e simboleve nacionale  si dhe të fillojë decentralizimi i pushtetit vëndor me qellim të krijimit të kushteve për një zhvillim më të shpejt ekonomik.  Ishte ky një hap i  qitur i faktorit shqiptarë për të nisur rrugën e cila do të mundësonte avancimin e të drejtave politike deri atëherë të mohuara dhe të inkuadrimit të popullsisë shqiptarenë, në mënyrë të barabartë me të tjerët, në jetën politiko-shoqërore në shtetin e Malit të Zi.

Megjithate, shqiptarët mbeten të zhgenjyer ngase shumë pak nga këto premtime u jetësuan. Injorimi i të drejtave shqiptare vazhdonte.

Aprovimi i infrastrukturës zgjedhore në vitin 1998, me pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesëve të partive shqiptare dhe me krijimin e nënzonës zgjedhore për shqiptarët, u mundësoi atyre përfaqësim, po thuaj adekuat, të interesave të tyre politiko-ekonomike nga përfaqësuesit e tyre legjitim, pasi Ligji mundësonte  fitimin e 5 mandatëve në kuvendin e Malit të Zi. Por kjo s’do të zgjasë shumë, në të vërtetë do të zgjasë deri atëherë kur pushteti dhe politika malazeze, për këtë rast të bashkuara pozitë e opozitë, do të mendonin sipas tyre, se faktori i unjisuar shqiptarë në të vërtetë numri 4 apo 5 deputet shqiptarë mund të jetë i rrezikshëm për ato. Ligji zgjedhor u ndërrua, shqiptarët tani më maksimalisht mund të përfaqësohen nga 3 deputet, 2 apo një si në këtë legjistaturë apo edhe asnjë, do thotë parimi i të drejtave të arritura si dhe të diskriminimit pozitiv, si ato e quanin, u fundos nga vetë shteti pa u jetësuar mirë.Mendimi dhe deklarata e Ministrit të atëhershëm të pakicave (shqiptarë) se “ më mirë tre mercedesa se katër golfa” ishte hipokrizi pasi sot kemi vetëm një mercedes ( një deputet) për hasret  Pra ujku qimen e ndërron por vesin jo!?

Pas zgjedhjeve të vitit 1998, kinëse për të përmirësuar e realizuar të drejtat e popujve pakicë, qeveria e Malit të Zi themeloi Ministrin për të drejtat e pakicave. Ishte e qartë se çështja e pakicave  fillimisht duhej të rregullohej me aktin themelor shtetëror, me Kushtetutë, pasi siç dihet shtëpia fillohet nga themeli e jo nga kulmi.. Ministër i parë i këtij institucioni u bë përfaqësuesi i UDSH-së, ndonëse nuk i kishte fituar “ kokrrat” e popullit, kishte fituar shumë më pak vota se LDnëMZ-ja. Ska dyshim se edhe koha në vijim do të tregojë të arriturat dhe arsyeshmërinë e krijimit të sajë. Ndërkaq, në fund të vitit 2000 Kuvendi i Malit të Zi aprovoi Ligjin për përdorimin e simbolëve kombëtare pra edhe flamurit shqiptarë. Ky ligj, edhe pse ishte më shumë restriktiv se sa lejonte përdorimin e simbolëve kombëtare, kthen pas afro 20 viteve të drejten e përdorimit të flamurit dhe simbolëve kombëtare dhe paraqet avancimin e parë në korpusin e lirive dhe të drejtave politike të pakicave kombëtare në Mal të Zi, ndonëse përderisa ai mos të valvitet i lirshëm në të gjitha institucionet e instancave shtetërore ku banojnë shqiptarët, sëpaku ku ato janë në shumicë, nuk mund të flitet për përdorimin e lirë të tij, as sot e kësaj dite.

Pas shpërbërjes së Jugosllavisë Mali i Zi së bashku me Serbinë kishin krijuar shtetin e përbashkët ku natyrisht serbet ishin në shumicë. Elementi serb gjithnjë e më tepër bëhej mbisundues dhe kërkonte hapsirë për tu bërë dominues në të gjitha segmentet e jetës shoqëroro-politike. Kështu lindi ideja e popullit malazez për krijimin e shtetit të pavarur të Malit të Zi, lindi deshira e kthimit të shtetësisë së humbur 9 dekada më parë, mu atëherë kur Mali i Zi kishte përfunduar okupim-aneksimin e trojeve shqiptare të Shqipërisë Veriore.  Kjo nuk ishte e lehtë pasi elementi serb po fuqizohej gjithnjë e më shumë. Përkrahësit e pavarsisë së Malit të Zi e dinin se pa pakicat jo sllave në Mal të Zi kjo ide nuk mund të realizohej. Pavarësija e Malit të Zi u konvenonte shqiptarëve për shumë arsye. Së pari Kosova ishte në  rrugë të mbarë për shpalljen e pavarësisë, pastaj më mbetjen në shtetin e përbashkët Serbi-Mali i Zi, shqiptarët do të mbetëshin edhe në minorancë më të madhe, në një shtet hemogjenist serb do të kishin më pak ndikim në vendimmarrje, mundësia e avancimit dhe plotësimit i të drejtave legjitime të indentitetit të tyre kombëtar dhe lirive e të drejtave ekonomiko-politike, praktikisht do të vështirësohej, në të kundërtën ndarja nga Serbia do thonte mundësi më e madhe e realizimit të synimeve të përmendura. Kjo pikëpamje dhe ky qendrim sigurisht se për momentin ishte praktik ndërkaq sa i

arsyeshëm  politikisht ishte, ç’farë kanë fituar dhe ç’farë kanë humbur shqiptarët në Mal të Zi si dhe pasojat eventuale të mundshme do t’i tregoj koha dhe brezi ardhshëm ka me i gjykuar.  Po ashtu edhe orijentimet politike të deklaruara të partive përkrahëse të pavarsisë e në veçanti partisë në pushtet të cilat në kampanjën për referendum, përafërsisht shpreheshin: “ Republika e Malit të Zi, shtet i pavarur me subjektivitet të plotë juridiko-ndërkombëtarë, do të ndërtohet si shtet i qytetarëve, si shoqëri multietnike, multikulturore dhe shumëkonfensionale e bazuar në rrespektimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të drejtave të veçanta të pakicave, bazuar në principet e demokracisë parlamentare, sundimit të drejtës, pavarësisë së pushtetit gjyqësor dhe ekonomisë së tregut” ( më vonë kjo u bë deklaratë zyrtare e Kuvendit të Malit të Zi) patën ndikim në përkrahjen e pavarësisë së Malit të Zi nga populli shqiptarë në Mal të Zi: Pritshmërija ishte e madhe.

Për këto arsyera, apo edhe do një tjetër, partitë politike dhe populli shqiptarë në përgjithësi u rreshtuan në krahë të atyre partive politike dhe asaj pjese të popullsisë së Malit të Zi që përkraheshin pavarësin e Malit të Zi dhe shkëputjen nga Serbija. Por as kësaj rradhe partitë politike shqiptare nuk ishin unike ne qendrime për këtë çështje edhe pse ishin rreshtuar në të njëjtin krah. Unioni Demokratik i Shqiptarëve iu bashkua partive malazeze të cilat përkraheshin pavarësin e Malit të Zi apo bllokut të pavarësisë, të cilat më 28 mars 2006, nënshkruan Marrëveshjen për pjesëmarrjen e përbashkët në kampanjën në referendumin për statusin shtetëroro-juridik të Malit të Zi, sipas të cilës të gjithë nënshkruesit do të krijojn një poll të përbashkët mediatik për senzibilizimin e popullatës dhe përgaditjen e referendumit, pa asnj kusht plotësues. Ndërkaq Lidhja Demokratike në Malit të Zi u çfaqë si subjekt në vehte, poashtu,  pro pavarësisë të Malit të Zi, e cila në kampanjën para mbajtjes së referendumit promovonte kërkesat e shqiptarëve për realizimin e aspiratave të tyre: plotësimin e e të drejtave legjitime të indetitetit kombëtar, lirive dhe të drejtave të pakicave, shfrytëzimin e resurseve natyrore në trojet shqiptare dhe krijimin e kushteve për zhvillim adekuat ekonomik dhe mirëqenje sociale.  Pra edhe në këtë rast, si edhe në rastin e krijimit të Ministrisë për Popujt Pakicë, partitë shqiptare nuk patën qëndrim të përbashkët.

Është shumë e rëndësishme të theksohet se 10 ditë para mbajtjes së referendumit për pavarësinë e Malit të Zi. Kuvendi i Malit të Zi aprovoi Ligjin mbi të drejtat dhe liritë e pakicave ( i ndërruar dhe plotësuar më 9 dhjetor 2010)  i cili më përafërsisht i indentifikonte të drejtat e përmendura. Ky ligj, përkundër mangësive në përmbajtje, sadokudo paraqet një hapë para në plotësimin e kërkesave të shqiptarëve por fatkeqësisht falë “ rahatisë” të përfaqësuesëve shqiptarë në organët ligjvënse dhe zbatuese nuk po gjenë përjetësim as aqë sa ai ligj lejon.

Referendumi, përkundër praktikës 50 % + 1, kishte përcaktuar norma të forta për arijtjen e qellimit të pavarsisë pasi ishte caktuar se vetëm në rastin se 55 % të votueseve votojnë pro pavarsisë Mali i Zi do të fitojë pavarësinë. Përfundimisht më 21 maj 2006,  krahu i pavarësisë së Malit të Zi në të cilin bënin pjesë edhe shqiptarët, fitoi minimumin e duhur – 55,5 % dhe kështu Mali i Zi, u shkëput nga Srbija, shpalli pavarësinë duke këthyer kështu malazezëve shtetësin e humbur më 1918 dhe shqiptarëve shpresën e madhe të jetësimit të drejtave dhe lirive qytetaro-kombëtare. Siç shihet nga rrezulltati shqiptarët luajtën rrol të rëndësishëm, madje vendimtar në krijimin e shtetit të pavarur të Malit të Zi dhe më të drejtë shpresonin se në shtetin e pavarur do t’i arrinin më lehtë e më shpejt synimet e tyre për avansimin e të drejtave dhe lireve civilo-politike dhe ruajtjes së indentitetit kombëtar. Por si do të shohim më poshtë, shqiptarët, përseri mbeten të zhgenjyer për të mos thënë të trathtuar.

Pas pavarësisë, natyrisht, Mali i Zi kishte obligim të aprovonte Kushtetuten e re të shtetit të pavarur.në të cilën do të inkorporoheshin të gjitha principet e deklaruara. Shqiptarët e kishin të qartë se është kjo Kushtetuta e parë pas pavarësisë dhe se  implementimi i saj, në të ardhshmen do të ketë ndikim edhe për shqiptarët, ndaj duke u bazuar në kontributin e dukshëm të tyre  për pavarsi të shtetit  dhe në faktin se shteti i ri është deklaruar se sa u përket popujve pakicë do të aplikojë të gjitha aktet e standartet ndërkombëtare për përmirësimin e statusit të tyre, shqiptarët artikuluan në mënyrë të qartë kërkesat e tyre. Një ndër kërkesat e shqiptarëve ishte që në preambullën e kushtetutës, duke marrë parasysh të kaluarën faktike historike të tyre si popull auteknon në këto troje, shqiptarët duhen të jenë element konstituiv i shetit të Malit të Zi, pasi nga trajtimi i një populli apo entititeti do të mvarej edhe realizimi i të drejtave të tyre në të ardhmën. Kërkesë tjetër më rëndësi ishte normativizimi i përdorimit të lirë të gjuhës shqipe dhe simbolëve kombëtare në ato territore ku ato janë shumicë, jo vetëm në shkollë por edhe në organet e administratës dhe gjykatave të instancave të ndryshme konform dispozitave të Konventës Kuadër për mbrojtjen e pakicave kombëtare, pastaj mësimi i historisë kombëtare, pa dallim, përjashtim, kufizim ose preferencë të pajustifikueshme konform dispozitave të Kartës Europiane të gjuhëve rajonale dhe të pakicave. E gjithë kjo me qellim të ruajtjes dhe avancimit të indentitetit kombëtar. Deputetet e partive shqiptare kërkuan dhe insistuan që në Kushtetutë duhet të futën të gjitha ato dispozita të deklaruara në referendum për barazinë e të gjithë popujve e pakicave kombëtare që jetojnë në Mal të Zi. Lidhur më këto dhe kërkesa të tjera të paraqitura, ato mendonin se duhet të përcaktohet instrumenti i implementimit dhe përgjegjësija për mos realizim të drejtave dhe lirive politiko-civile duke u shëndrruar në normë imperative, e cila do të sigurone realizim dhe jetëgjatësi të gjitha normave që kanë të bëjnë me të drejtat dhe liritë e popujve pakicë, në rastin konkret të shqiptarëve. Por fatkeqsisht çdo premtim mbeti në nivelin deklarativ të kuptimit juridik. Kushtetuta e re nuk parashikon mekanizmin e mbrojtjes të të drejtave dhe lirive të pakicave pasi norma imperative për këto çështje në përmbajtjen e sajë është inekzistente. Kështu edhe kësaj radhe shqiptarët mbeten të zhgenjyer. Amandamentet e deputetëve shqiptarë, po thuaj se nuk u pranuan, Kushtetuta u aprovua pa votën e tyre. Zhgënjimi i shqiptarëve nga pushteti i shtetit për të cilin kontribuan aq shumë vazhdon e sa vjen e thellohet. Thellohet edhe më shumë edhe për faktin e “ rahatisë” të përfaqësueseve shqiptarë qoftë në organin legjislativ apo qeveritar. Nuk mundemi pafundësisht të kritikojmë vetëm pushtetin qendror, Millo Gjukanoviqi nuk është i vetmi fajtor për çështjen e mjerueshme e të pazgjidhur të shqiptarëve në Mal të Zi,  do të ishte diletantizëm politik për të mos thënë nihilizëm të veçohet vetëm kështu, pasi shqiptarët u ngopën me premtimet e të dy krihëve, të pushtetit qëndror e ati lokal, të partisë politike – shtet dhe partive të tanishme politike shqiptare,  e nuk po kanë kuj t’i bësojnë më !?

Për vërtetë zhgenjimin e shqiptarëve nga pushteti shtetror, por edhe nga “ rahatija” e përfaqësuesëve shqiptarë atje, është e mjaftueshme të shtjellohet çështja e përdorimit të gjuhëve të popujve pakicë, në rastin konkret të gjuhës shqipe në Mal të Zi dhe të drejtën e informimit në gjuhën amtare shqipe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi