Hajrullah Hajdari: TË DREJTAT E SHQIPTARËVE NË MAL TË ZI DHE STRATEGJIA E POLITIKËS SË PAKICAVE (1)

Hajrullah HajdariThelbi i mbrojtjes së pakicave kombëtare është “ mbrojtja e pakicave nga shumica” çka nënkupton obligimin e shumicës (shtetit) për t’u krijuar atyre, nëpërmjet infrastrukturës ligjore dhe zbatimit të tyre në praktikë, kushtet normale për ruajtjen dhe avansimin e të drejtave kombëtare të tyre ashtu që ata mos të ndiejn vetin të diskriminuar, të pabarabartë me popujt tjerë shumicë apo pakicë në shtetin ku jetojnë.

Mali i Zi që në vitin 2008, bazuar në dispozitat kushtetuese dhe Ligjit mbi të Drejtat dhe Liritë e Popujve Pakicë për periudhën 2008-2018, ka aprovuar Strategjinë e Politikave të Pakicave Kombëtare, si dokument themelor i planifikimit që përcakton politikën e Qeverisë së Malit të Zi në fushën e respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave të popujve pakicë, gjegjësisht obligimin e organeve shtetërore për krijimin e kushteve për përmirësimin dhe avansimin e  kushteve jetësore në të gjitha sferat e saja,gjatë zbatimit të dokumentit. Ndër të tjera ky dokument përfshinë rregullimin normativ dhe zbatimin në praktikë në sferen e përdorimit të gjuhës dhe shkrimit, arsimit në të gjitha nivelet, kulturës dhe traditës, informimit, identitetit kombëtar, individual dhe kolektiv, participimin politik dhe përfaqësimin në organet shtetërore, politiken ekonomike zhvillimore etj.

Efektet e kësaj strategjie në sferat e përmendura akoma janë nën nivelin e përcaktuar, e sidomos janë nën nivelin e pritshmërisë së shqiptarëve në raport me kontributin e tyre në jetësimin e pavarësisë së shtetit malazez dhe funksionimit të shtetit ligjor dhe të drejtës dhe kjo jo vetëm për fajin apo mosangazhimin e qeverisë dhe organeve të saja. Subjektet politike shqiptare në mungesë të një platformë politike rrjedhimisht nuk krijuan strategji apo plan të veprimit  politikë për arrijtjen dhe avansimin e të drejtave të pakicës shqiptare në Mal të Zi. Ata sikur u knaqen me sigurimin e ndonjë karrike në parlament apo ndonjë vendi udhëheqës në organet ekzekutive të pushtetit malazez.

Realisht shqiptarët në Mal të Zi, në sferat e lartëpërmendura, nuk kanë mundësi t’i shijojnë të drejtat as në nivelin që Kushtetuta, Ligji apo Stragjia në fjalë ju garanton. Sot gjuha dhe shkrimi shqip injorohet nga organet e gjyqësisë dhe administratës, madje edhe atyre lokale, ani se Statuti i komunave (Ulqin e Tuz) i obligon, informimi në gjuhën shqipe nuk është as përsëafërmi në nivelin e përcaktuar ligjor, përdorimi i simboleve kombëtare nuk është zgjidhur si duhet përderisa në vendbanimet me shumicë shqiptare flamuri kombëtar nuk valon edhe në organet shtetërore, gjyqësore e të adminstratës, përfaqësimi i shqiptarëve në pushtetin legjislativ është degradues dhe diskriminues nderësa punësimi i shqiptarëve në organet ekzekutive të shtetit, në nivelin 1,32 % kundrejt  5 %   të pjesëmarrjes se tyre në numrin e përgjithshëm të popullsisë, po ashtu është diskriminues. Për vet faktin se vendet te banuara me shqiptarë edhe sot e kësaj dite bëjnë pjesë në rradhën e vendeve më pak të zhvilluara, për arrijtjet në sferen e zhvillimit ekonomik as që mund të bëhët fjalë. Janë këto vetëm disa nga shqetësimet për ata shqiptarë që vazhdojnë të jetojnë në trojet e tyre (të tjerët,të paknaqurit nga cilado arsye, po e braktisin vendin) e për të cilat faktori politik shqiptarë është dashur dhe duhet të ngrisë zërin e kërkesave të instancat shtetërore deri te ato ndërkombëtare për të gjetur mbeshtetje për realizimin e të drejtave të tyre, sëpaku deri në nivelin që infrastruktura ligjore e brëndshme dhe ajo ndërkombëtare ju garanton.

Ndërkohë, qeveria e Malit të Zi (Ministria për të Drejtët e Njeriut dhe të Pakicave) ka përgaditur propozimin e ri të Strategjisë së Politikave të Pakicave për periudhën pesëvjeçare, 2019-2023, me të cilën parashikon masat dhe detyrat, me zbatimin e të cilave  do të përmirësohet përfaqësimi i pjesëtarëve të pakicave në organet e vetëqeverisjes shtetërore dhe lokale, forcimin e aftësive të institucioneve për të ruajtur dhe të promovuar të drejtat e pakicave.

Duke analizuar propozimin vërehet një qasje me më shumë  përgjegjësi, më e hollësisshme, më gjithëpërfshisese, më serioze e propozuesit e cila, nëse do të implementohet në praktikë, krijon kushte efektive për përmirësimin e pozitës dhe integrimin më të shpejt të pakicave nga njëra anë, e nga ana tjetër krijon obligim e përgjegjësi për faktorin politik shqiptar. Në fokusin e kësaj strategjie, me të drejtë, janë vendosur arsimi, inkuadrimi, përdorimi i gjuhës së pakicave në sektorin publik si dhe participimi politik dhe përfaqësimi në të gjitha instancat shtetërore dhe e gjitha kjo në pajtueshmëri me ligjet në Mal të Zi. Pikërisht ligjet, përmirësimi dhe zbatimi i tyre na bëjnë të jemi skeptik e të mendojmë në vijueshmërinë e praktikës zbatuese në lidhje me këtë çështje. Ndaj, më të drejtë shqiptarët, kësaj radhe, duhet te mobilizohen e të artikulojnë këresat unike e profesionale të tyre. Aq më tepër kur bartës të  aktiviteteve për realizimin e qellimeve strategjike të përmendura janë përcaktuar Ministria për të Drejtët e Njeriut dhe të Pakicave në të cilen ministri është nga radhet e partive shqiptare, Kuvendi i Malit të Zi, ku kemi një deputet për hasret, Këshilli kombëtar i Shqiptareve në Mal të Zi. Natyrisht barra kryesore u takon të përmendurve, si përfaqësues të zgjedhur nga populli, por nuk lirohen nga përgjegjësia as partitë politike shqiptare, as pushtetet vendore në Ulqin, Tuz, Tivar, Rozhajë, Plavë apo Guci, as sektori civil e shoqatat e ndryshme që merren me ruajtjen e indetitetit dhe kulturës shqiptare në këto troje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME
Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME

Ju informojme se pas ngjarjes tragjike te ndodhur ne qytetin e Cetines dhe ne shenje repekti ndaj familjeve te viktimave, Keshilli Organizativ i protestes se banoreve te Krythes dhe Mërkotit kane marre

Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN
Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave, dr Agron Ibrahimi, dhe drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale, Esmir Beqaj, do të qëndrojnë të hënën per vizitë zyrtare në Komunën e Ulqinit. Ato do

Në kuadër te IPA Mal i Zi – Kosovë 2014-2022: Është organizuar për gazetarë vizita studimore tek përfituesit e projekteve
Në kuadër te IPA Mal i Zi – Kosovë 2014-2022: Është organizuar për gazetarë vizita studimore tek përfituesit e projekteve

Sekretarijati i përçashkët teknik i programeve ndërkufitare Mal i Zi – Shqipëri dhe Mal i Zi – Kosovë ka irgnaizuar vizitë studimore për gazetarët e medijave malazeze, gjatë së cilës kanë vizituar përfituesit

Organizata turistike: KËNGËTARËT MË TË NJOHUR TË RAJONIT TË MUZIKËS KLASIKE TË MARTEN NË KALA
Organizata turistike: KËNGËTARËT MË TË NJOHUR TË RAJONIT TË MUZIKËS KLASIKE TË MARTEN NË KALA

  Organizata Turistike e Ulqinit në bashkepunim me Komunen e Ulqinit me date 16.08.2022, organizojnëkoncert të muzikës klasike me fillim në ora 20.30 nëambijetin e muzeut të Kalasë. Bëhet fjalë për tenorët

Bulevardi Teuta: SË SHPEJTI TENDERI, ASFALTIMI NË SHTATOR
Bulevardi Teuta: SË SHPEJTI TENDERI, ASFALTIMI NË SHTATOR

Komuna e Ulqinit me mbështetjen e Drejtorisë së Punëve Publike së shpejti do të shpallë tenderin për asfaltimin e Bulevardit Teuta, mëson Portali Ul-info. Pritet që kjo punë të kryhet menjëherë pas përfundimit