Hajrullah Hajdari: TIVARI ËSHTË VARRI MË I MADH MASIV I SHQIPTARËVE

Studiuesi Dr. Nail Draga, ditë më parë promovoi librin e tij të radhës “Masakra e Tivarit gjenocid kundër shqiptarëve”. Është kjo një vepër më shumë rëndësi dhe interes të madh për të gjithë shqiptarët në përgjithësi e në veçanti për shqiptarët të vëndosur ndërmjet liqenit të Shkodrës dhe detit Adriatik, të banuar pothuajse krejtësisht me shqiptarë, jo shumë larg Ulqinit, në Tivar.Në këtë hapsirë në pranverën e vitit 1945 në Tivar ka ndodhur një masakër e rëndë ndaj të mobilizuarve kosovarë të uritur, të paarmatosur e të pambrojtur nga askush. Është kjo një  ndër masakrat më të mëdha, më të përgjakshme por edhe më të pa besë, realizuar ndonjëherë ndaj shqiptarëve. Nail Draga, në këtë libër, këtë masakër e cilëson  si gjenocid kundër shqiptarëve. Ai librin në fjalë e ka bazaue në studime, artikuj, dëshmi, intervista dhe recensione të ndryshme, kryesisht të autorëve shqiptarë dhe padyshim paraqet një kontribut të çmuar për ndriçimin e të vërtetës për kasaphanën e Tivarit.

Pothuajse të gjithë autoret pajtohen se përkundër hulumtimeve dhe studimeve të deritanishme akoma nuk është zbuluar motivi dhe qëllimi i mobilizimit të popullsisë shqiptare në Kosovë që nuk u përkitnin formacioneve ushtarake, pse tragjedia duhej të ndodhte bash në Tivar, ku janë varrosur të vrarët, të masakruarit, sepse në Tivar nuk ka varreza masovike!?

Sipas studiuesit Uran Butka motivin dhe qëllimin e kësaj tragjedie  e gjejmë në idenë ultraraciste të famëkeqit Çubrilloviq, sipas të cilit shqiptarët duhet “t’i zhdukim ose t’i shpërngulim”. Ai përmend direktivën e organëve më të larta partiake dhe ushtarake të Serbisë që të “vrisnin së paku 50% të banorëve shqiptarë”. Masakra e Tivarit i përmbush plotësisht këto synime antishqiptare.

S‘ka dyshim se një ndër qëllimet politiko-ushtarake ishte dobësimi i prezencës shqiptare në territorin e Kosovës e kjo më së miri do të arrihej me largimin e meshkujve të aftë për luftë sepse kështu të grumbulluar ishte më lehtë të eleminohen, pra qëllimi ishte të dobësohej fuqia mbrojtëse e shqiptarëve. Nga ana tjetër, qëllimi i serbo-malazezëve ishte që fshatrat e boshatisura nga shqiptarët të popullohen me popullsi serbe. Eliminimi edhe i batalioneve të tëra në rrugëtimin për kinse në Frontin e Adriatikut padyshim e dobësonte Lëvizjen e Rezistencës Shqiptare.

Synimi tjeter i kesaj tradhtie ishte pengimi i realizimit te vendimeve te Konferences se Bunjajt te Gjakoves ku siç dihet më 31 dhjetor 1943 dhe 1 e 2 janar 1944 u miratua rezoluta e cila u mundëson shqiptarëve te Kosovës vetëvendosjen deri ne shkeputje.

Në këtë libër do të lexojmë se rrugëtimi i përgjakur i kosovarëve u bë nëpër territorin e Shqipërisë, por të përcjellë gjithmonë nga oficeret jugosllavë. Vrasjet e para, fatkeqësisht, u bënë në natën e 26/27 marsit tëvitit 1945 nën qiellin e hapur në Kukës, e pastaj më 27 mars  në Fushë Arrëz u pushkatuan 120-140 veta të cilit ishin duke fjetur dhe trupat e tyre u hodhën në një humnerë. Humanitetin e munguar të Ushtrisë serbe dhe qëllimin e caktuar më parë të politikës antishqiptare serbomadhe e shohim në veprimet e oficereve serb të cilët sipas Sheradin Berishës, posa e kaluan kufirin, afër Ulqinit,  i ndanë nga kolona të gjithë të plagosurit dhe të sëmurët dhe i lanë në një vend të caktuar, vetëm e pa përkujdesje, në fatin e mëshirës, për fatin e të cilëve sot e kësaj dite nuk është mësuar asgje, ashtu si nuk dihet edhe për fatin e shumë të tjerëve të mbetur gjatë këtij rrugëtimi të pargjakur. Kasapanja e pamëshirshme filloi mënjëherë pas mbërritjes në Monopolin e Duhanit në Tivar të Ri. Aty filloi ekzekutimi i pamëshirshëm i shqiptarëve. Njëri nga të përjetuarit e kësaj maskre, Azem Hajdini, autor i disa veprave për këtë masakër, kujton se “në të hyrë të oborrit ishin vendosur 10-15 ushtarë të cilët me shufra hekuri godisnin në kokë, gjoks apo në shpinë çdo njërin prej nesh… dhe nga këto goditje mbetën të shtrirë për vdekje rreth 100-150 veta. Por kjo nuk ishte e gjitha. Rreth orës 14, kosovarët u sulmuan nga të katër anët. Shtihej me të gjitha llojet e armëve të zjarrit si: me pushkë automatike, mitralozë, mortaja, bomba dore, revole e tjera. Oborri dhe sheshi u mbuluan me lumë gjaku që i ngjante një kataklizme të vërtetë, ndërsa ndërtesa u shndërrua në gërmadhë, me qindra kufoma shqiptarësh brenda saj”. Në momentin e sulmit Azem Hajdini kishte ndodhur mbrenda monopolit. Daljen nga ndërtesa në oborr ai përshkruan: “Me të dalur në oborr vërejtëm një skenë të llahtarshme para nesh, ku shtriheshin me mijra të vrarë e të plagosur. Pamje trishtuese ofronin sidomos gjësendet e mprehura si bajonetat, shpatat, tërfurqit, shkopinjtë që kishin mbetur të ngulitur në gjoks, stomak apo gjymtyrë të tjerë të trupit. Në atë grumbull njerëzish të kryqëzuar si kubiku i druve një mbi një, nuk mund të dallohej se kush është kush, ku e ka kokën, e ku e ka këmbën apo trupin.Kishte shumë të plagosur të cilët qanin e bërtitnin: “vëlla ma jep një pikë ujë”, “ ma hiq sopatë, thikën, tërfurkun nga gjoksi”. Nuk ishin të rralla edhe lutjet “vëllazër, mos na lini në duar të këtyre xhelatëve”, “ na mytni ju”…!! Sa ishte numri i vërtetë i të pushkatuarëve në këtë rrugëtim të përgjakshëm nuk dihet saktësisht, ai shkon nga 1.700 deri në 4.000, madje historiografia jugosllave konstaton së në Tivar janë pushkatuar vetëm 400 veta. Mendoj se numri përafërsisht më i saktë e paraqet Uran Butka i cili jep një numër prej 3.447 shqiptarëve të vrarë, të mbytur,të helmuar pa numëruar këtu të zhdukurit që su gjenden kurrë. Dua të theksoj se popullsia e trevave të Tivarit e Ulqinit gjithmonë kanë përmendur se “në Tivar janë pushkatua 3.000 kosovarë”. Gjithësesi, Tivari është varri më i madh masiv i shqiptarëve.

Po pse masakra ndodhi bash në Tivarë!? Unë mendoj se kjo nuk ndodhi rastësisht. Shqiptarët në Mal të Zi në vitin 1944 dhe në fillim vitin e 1945, duke kujtuar të kaluarën e hidhur nën sundimin serbo-malazez, kishin shprehur dëshirën e tyre për t’iu bashkuar shtetit shqiptarë. Kjo dëshirë e tyre duhej të shuhej përfundimisht. Pra, shtypja e ndjenjës kombëtare nëpërmjet  masakres ishte një ndër qëllimet e ultraracisteve serbo-malazez të cilët besonin se masakra do të jetë një mësim i mirë për shqiptarët e këtyre trojeve. Komandantet ushtarak e dinin mirë se të mbijetuarit nuk do ti bien detit këmbë, por do të merrnin rugën e shpëtimit, siç edhe e bënë, drejt fshatrave të Anës së Malit dhe në drejtim të Rumisë për të dal në Krajë e nëpërmes liqenit të Shkodrës të gjejnë shpetimin dhe mundësin për t’u kthyer në shtëpitë e tyre në Kosovë. Me këtë rast anamalsit dhe kranjanët u bindën në intensitetin e masakrave të regjimit që po instalohej, por në anën tjetër ata shpëtuan shumë të plagosur duke i strehuar, ushqyer e mjekuar në shtëpit e tyre përkundër rrezikut që u kanosej nëse do të zbuloheshin nga partizanët dhe komunistët.

Në këtë libër paraqiten shumë dëshmi rrenqethëse të thënë me gojën e disa të mbijetuarëve nga kjo tragjedi apo kasaphane e pamëshirshme.  Megjithate, unë për të pasqyruar vuajtjet e atyre që nëpër malet e Krajës kërkonin shpëtimin, zgjodha një fragment nga një intervistë e Nikolla Masoniçiqit, atëherë kryetar i   Komandes të Vendit në Ostros. Duke përshkruar gjendje e të ikurve ai thotë: “Në mbrëmje, u ktheva nga Shkodra në Komandën e Vendit në Ostros. Të nesërmen, këshilltarët e kishin kapur një të ikur dhe e kishin pru në Komanden e Vendit. Ata po ashtu kishin lajmëruar se në Brisk ishin edhe dy të tjerë. Ky qe e prunë në Ostros ishte i zbathur, në një këmbë kishte një çorapë leshi të shqyer, të bërë copa copë ndërsa këmbëzat e pantalloneve deri në gju të këputura, i pa rruar, i pa krehur, i frikësuar. Dukej si egersirë. Na shikonte neve thuajse priste vdekjen. E të tillë ka pasur shumë në territorin e rrethit të Tivarit” thotë Masoniçiqi. Çka u bë me këtë “egërsirë” nuk dihet saktësisht, por gjasat janë që e pushkatuan në vend.

Nga ky libër do të mësojmë se përkundër se kjo ngjarje u mundua të fshihej, të zhytej në skutat e harresës, gjaku i të masakruarve të kthehet në ujë dhe vetëm mbas 50 vjetëve ajo nisi të ridimensionohej; është fat që u shkruan disa libra për të, që vazhdon të shkruhet, të përkujtohet dhe natyrisht të zërë vend në memorien kolektive si dëshmi e fatit tragjik të shqiptarëve. Në këtë drejtim Nail Draga, me këtë libër, siguron një vend të rëndësishëm në historiografinë shqiptare që ka për qëllim ndriçimin përfundimtarë të kësaj kasaphan ndaj shqiptarëve dhe përpjekjet e vazhdueshme e tij që kjo ngjarje mos të mbesë në pellgun e harresës, përkundrazi është përpjekje e autorit që t’i thërasim mendjes që brezave, sidomos  atyre të rinj, t’u rrefehet për historinë realisht, Nga kjo del që asgjë nga historia nuk duhet të humbi,të fshihet, të harrohet jo si qëllim i mërisë apo hakmarrjes por për të nxjerrë përfundime dhe mësime për të ardhmën tonë. Krimet nuk vjetërsohen, koha dhe rrethanat janë ato që i japin formën dhe përmbajtjen e duhur.

Në fund dua këtu të përmendi një inciativë që në këtë libër del si iniciativë dhe kërkesë shumë me vend e vet Nailit. Ai thekson: “Pasi për këtë masakër, nuk ka asnjë të dhënë në vendin e ngjarjes, duhet bërë çmos që në këtë vend të ngritet një memorial i shkruar në tre gjuhë”.

Personalisht mendoi, mbase edhe jemi vonuar, se kjo iniciativë dhe kërkesë e Dr. Nail Dragës duhet të përkrahet pafundësisht dhe sa më parë që është e mundur vendosja e monumentit të kujtesës të jetësohet. Kështu, përfundimisht do të heqim një gur të madh që e mbajnë në gjoksin dhe shpirtin e tyre të masakruerit, familjet e tyre apo shokët dhe dashamirët për më shumë se 50 vite, ashtu që më në fund të pushojnë të qetë në botën e amshuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”

Media for All: NË ULQIN MBAHET KONFERENCA E MEDIAVE RAJONALE

Horizonti i Ri: TUBOHEN PËRFAQËSUESIT E MEDIAVE KRYESORE NË GJUHËN SHQIPE

Qendra për kulturë: TË MARTËN FILLON “SKENA VERORE – ULQIN 2022”
Qendra për kulturë: TË MARTËN FILLON “SKENA VERORE – ULQIN 2022”

Qendra për Kulturë njoftoi se të martën, më 5 korrik, do të shënohet zyrtarisht fillimi i “Skenës Verore – Ulqin 2022”. Hapja e këtij festivali është planifikuar në Molen e Madhe, nën bedenet e Kalasë,

Podgoricë: KRIPORJA PRONË E SHTETIT, AKSIONARËT PO PËRGATITIN PADI
Podgoricë: KRIPORJA PRONË E SHTETIT, AKSIONARËT PO PËRGATITIN PADI

Toka e Kriporës së Ulqinit, gati 15 milionë metra katrorë, është e regjistruar këtë javë në kadastër si pronë e shtetit të Malit të Zi, shkruan “Dan”. Administratori i falimentimit të Kriporës, Zharko

OT: MBI 15 MIJË TURISTË QËNDROJNË NË RIVIERËN E ULQINIT
OT: MBI 15 MIJË TURISTË QËNDROJNË NË RIVIERËN E ULQINIT

Në ditën e parë të korrikut të këtij viti në rivierën e Ulqinit pushojnë 15.097 mysafirë, është kumtuar ngaOrganizata Turistike. Siç thuhet, më shumë se një e treta të tyre janë në hotele, gjëgjësisht

Sella: DO TË RRITET BUXHETI PËR MBËSHTETJEN E TË TË RINJVE
Sella: DO TË RRITET BUXHETI PËR MBËSHTETJEN E TË TË RINJVE

Nënkryetari i Komunës së Ulqinit Beqir Sella tha që administrata e re është dhe do të jetë në mbështetje të të rinjve dhe projekteve me fokus të rinjtë.   Sipas fjalëve të tij, Komuna e Ulqinit do

Gjeka Nënave të Srebrenicës: JU JENI EDHE NËNAT TONA
Gjeka Nënave të Srebrenicës: JU JENI EDHE NËNAT TONA

Ministri për drejtat e njeriut dhe pakicave në Qeverinë e Malit të Zi Fatmir Gjeka dhe perfaqësuesi i Aleancës Qytetare Milan Radoviq dhuruan sot një shami për Nënat e Srebrenicës. “Thonë se Zoti i do