Halil Dali Truma : SHPRESË PËR SPORTIN E ULQINIT

Kur flasim për Sportin dhe rëndësinë e Sportit në një shoqëri pa dyshim se të gjithë nga ne kemi se çfarë të themi.

Edhe pse Sporti vite me radhë tek ne kishte ndaluar së funksionuari në shumë aspekte dhe se vetëm ne si jemi të lidhur me sport e vërejmë më së miri dhe se për fat të keq fatkeqësia më e madhe është se numri i fëmijëve dita ditës po zvogëlohet dhe shumë klube janë pranë fikjes vetëm dhe vetëm se vite me radhë nuk kishin përkrahjen maksimale nga ana e institucioneve komunale.

Edhe pse çdo herë në shërbim të sportit dhe sportistëve tanë, me emërimin tim si këshilltar i UDSH-së në Kuvendin Komunal dhe si kryetar i komisionit për veprimtarit shoqërore jam betuar që edhe më shumë edhe më fortë do të punoj dhe do të luftoj për të drejtat e të gjithë sportistëve të Ulqinit.

Me datën 01.06.2021 është mbajtur mbledhja e parë e komisionit për veprimtarit shoqërore ku unë si kryetar mbas konstatimit të kuorumit hedha në diskutim propozimin e sekretariatit për veprimtarit shoqërore rreth vendimit për financimin e sportit në qytetin tonë ku dhe mbas një diskutimi u votua një zëri, dhe me datën 27.07.2021 ky vendim doli para këshilltarëve dhe me 17 vota PRO për herë të parë u votua Vendimi për financimin e sportit në komunën e Ulqinit!!!

Andaj, të nderuar sportist, udhëheqës të klubeve ju ftoj të gjithë ju që të merrni hapat konkret, të kërkoni të drejtat tuaja dhe në bazë të konkursit publik të aplikoni në ndarjen e mjeteve për funksionimin e klubeve tuaja.

Të gjithë sportistët, fëmijët dhe të rinjtë tanë janë Ambasadorët e këtij qyteti, e kemi obligim ti përkrahim, të jemi në shërbim të tyre, mos të bëjmë dallime, të gjithë ato janë pasqyra më e bukur e qytetit tonë.

SHPRESË E MADHE PËR SPORTIN E ULQINIT, por, dëshira më e madhe e të gjithë neve si sportistë është që Ulqini si të gjithë qytetet tjera duhet të ketë, Fushë Futbolli dhe Qendër Sportive por edhe Ana Malit si qendër e shumë talenteve duhet të ketë kompleksin Sportiv !!!

Sporti nuk është thjeshtë lojë, SPORTI ËSHTË JETË!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të premten e ardhshme: NË QEVERINË E MALIT TË ZI NËNSHKRUHET KONTRATA PËR HOTELIN EKSKLUZIV NË SUKË
Të premten e ardhshme: NË QEVERINË E MALIT TË ZI NËNSHKRUHET KONTRATA PËR HOTELIN EKSKLUZIV NË SUKË

Të premten, më 7 prill, në Qeverinë e Malit të Zi në Podgoricë do të nënshkruhet kontrata me kompaninë “Royal” nga Prishtina për dhënien me qira afatgjatë të lokacionit Suka. Në këtë mënyrë u krijuan të

Fjalimi përshëndes i kryetarit Bajraktari me rastin e Ditës së Komunës: ULQINI ËSHTË SI NANA, QYTET TANI PREJ NGA VIJNË LAJMET E MIRA
Fjalimi përshëndes i kryetarit Bajraktari me rastin e Ditës së Komunës: ULQINI ËSHTË SI NANA, QYTET TANI PREJ NGA VIJNË LAJMET E MIRA

Ndihem jashtëzakonisht i nderuar dhe i gëzuar që në emër të komunës së Ulqinit dhe vehtes t’ju uroj mirëseardhjen dhe t’ju falënderoj përzemërsisht që me praninë tuaj e bëni festën tonë më

Të premten ekspozita: RIJETËSIMI I ÇARSHISË SË ULQINIT
Të premten ekspozita: RIJETËSIMI I ÇARSHISË SË ULQINIT
Shkup: GJEKA, HOXHA DHE XHURRETA TE XHAFERI
Shkup: GJEKA, HOXHA DHE XHURRETA TE XHAFERI

Ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave, Fatmir Gjeka, me bashkëpunëtorët e tij, sekretarin shtetëror Astrit Hoxhën dhe drejtorin e Drejtorisë për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të popujve

Forca për zgjedhje presidenciale: Vendimin do t’ia lëmë votuesve
Forca për zgjedhje presidenciale: Vendimin do t’ia lëmë votuesve

Kumtesë për media Të nderuar qytetarë, Raundi i parë i Zgjedhjeve Presidenciale të 19 marsit nuk nxori fituesin, andaj me 2 prill do të mbahet raundi i dytë ku Mali i Zi do të fitoi presidentin e ri. Forca