Halili dhe Harasani: TË SHTOHEN KUOTAT NË UNIVERSITETET E KOSOVËS

11186478_993785147306278_795685001_nDy nga themeluesit e OJQ “Studentët e Ulqinit në Prishtinë”, Arbnor Halili dhe Iliri Harasani, u takuan të hënën, në ambientet e Ambasadës së Malit të Zi në Prishtinë, me përfaqësuesin diplomatik të këtij vendi në Kosovë Radovan Milaniq. Temë diskutimi ishte çështja e studentëve nga Mali i Zi që studiojnë në Kosovë, gjegjësisht problematika e pranimit të tyre në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” – UP.

Problemin që e shpalosen përfaqësuesit e OJQ-së ishte numri i ‘kuotave’, apo  mos pranimi i mjaftueshëm i studentëve nga Mali i Zi, që dëshirojnë tê studiojnë në UP. Lidhur me këtë ata shtuan se për çdo vit kuotat për studentet nga Mali i Zi janë gjithnjë e më te pakta.

“Vitin e kaluar ishin veçse 35 kuota – vende te lira nga numri i përgjithshëm prej 10054 që pranoi UP-ja, e që në përqindje i bije 0.3%, apo 9% nga numri i studentëve të huaj që pranohen në UP. Ky numër është tejet i vogël kur kemi parasysh që në Mal të Zi nuk ka Universitet në gjuhen shqipe”, thanë përfaqësuesit e kësaj shoqate.

Siç pohuan ato, në disa degë, siç janë Historia, Sociologjia, Gjeografia, Gjuha Angleze, Ndërtimtaria, Arti, etj., nuk kishte kuota fare. Lidhur me këto probleme kjo Shoqatë deshi të takohej me Rektorin e UP-së që vitin e kaluar, por i njëjti nuk e pranoi takimin.

Nga Ambasadori i Malit te Zi në Prishtinë z.Radovan Milaniq morën mbështetje, duke i premtuar që do marrë masa në bazë të kompetencën së tij për te biseduar për këtë çështje me Rektorin dhe Ministrin e Arsimit shkencës dhe teknologjisë në Kosovë. Ai u shprehë optimistë që kjo çështje do marr ngjyra pozitive dhe kuotat do te rriten për studentet nga Mali i Zi që dëshirojnë të studiojnë në Universitetin e Prishtinës, duke pasur parasysh marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi