Në Venedik të premten mbrëma me fjalimin solemn të ministrit të zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit Branimir Gvozdenoviq u hap pavijon i Malit të Zi në Bienalin e arkitekturës në Venedik, shkruan CdM.
Gvozdenoviq në fillim tha se, në këtë moment, ilustrimin më të mirë të konfliktit të kushtëzuar të dëshirave dhe përgjegjësisë paraqet çështja e Kripores së Ulqinit e cila gjendet në qendër të ekspozitës në Venedik.
Kriporja, siç tha, është e Evropës dhe botës, aq sa është e Malit të Zi.
Në emër të Komunës së Ulqinit në hapjen e Bienalit ishte e pranishme nënkryetarja Hadixha Gjoni.